Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Faktet rreth pirjes së duhanit në shtatzëni: Ja pse duhet ta braktisni këtë zakon të vjetër

Këshilla për shtatzëna 09/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatzënia është një kohë e shkëlqyeshme për të lënë duhanin. Do të ndiheni më mirë dhe do të keni më shumë energji për të kaluar shtatzëninë tuaj.

Ndër të tjera ju do të zvogëloni rreziqet tuaja të problemeve shëndetësore në të ardhmen si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe probleme të tjera të mushkërive shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

Studimet tregojnë se 12-20 përqind e grave shtatzëna pinë duhan, duke vënë në rrezik veten dhe foshnjat e tyre.

Përfitimet janë të mëdha, por procesi është i vështirë, veçanërisht me stresin e shtuar të shtatzënisë.

Edhe pse ky mund të jetë një udhëtim shumë i vështirë, ka burime të disponueshme për t’ju ndihmuar të hiqni zakonin e vjetër.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Fakte rreth pirjes së duhanit gjatë shtatëzanisë:

– Kur ju pini duhan kështu bën edhe fëmija juaj. Poashtu, ju thithni helme të tilla si nikotina, plumbi, arseni dhe monoksidi i karbonit.

Këto helme futen në placentë, e cila është indi që ju lidh me fëmijën tuaj dhe dërgon oksigjen dhe lëndë ushqyese dhe eliminon mbeturinat.

Këto helme e mbajnë fëmijën tuaj që të mos marrë furnizimin e duhur me lëndë ushqyese dhe oksigjen që i nevojiten për tu rritur.

– Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë peshë të ulët të lindjes, lindje të parakohshme dhe vdekje të foshnjave.

Në anën tjetër edhe tymi i dorës së dytë mund të shkaktojë probleme për fëmijën tuaj.

Sipas Shoqatës Amerikane të Mushkërive, studime të reja kanë treguar se nëse një grua është rreth duhanit të dorës së dytë gjatë shtatzënisë, ekzistojnë rreziqe të shtuara.

– Ju keni një shans më të madh për të pasur një fëmijë që peshon pak dhe mund të ketë probleme shëndetësore.

– Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të bëjë që fëmija juaj të ketë më shumë ftohje, probleme me mushkëritë, paaftësi në të mësuar dhe probleme të rritjes fizike.

Nëse një nënë vazhdon të pi duhan pasi fëmija të lindë, fëmija mund të marrë më shumë ftohje, kollitje dhe infeksione të veshit të mesëm.

Bebet kanë mushkëri shumë të vogla, dhe tymi nga cigarja ua bën më të vështirë frymëmarrjen. Kjo mund të bëjë që foshnja të marrë bronkit dhe pneumoni.

Gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël duhet të përpiqen të qëndrojnë larg çdo vendi ku ndodh pirja e duhanit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakArsyeja befasuese që jeni më pak produktiv prej fillimit të pandemisë Covid-19
Artikulli i rradhës Në cilat raste kërkohet ‘pushimi i plotë’ në shtrat për gratë shtatzëna

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.