Qumësht gjiri apo formule? Kjo është një nga pyetjet e parashtruara dhe njëra nga dilemat më të mëdha që preokupohen nënat, të cilat sapo kanë lindur një foshnje dhe ende nuk kanë zgjedhur se cila prej mënyrës së ushqyerit, sipas tyre, do të ndikojë më së miri në shëndetin e të vegjëlve të tyre.
Gjithsesi, në lidhje me këtë çështje ka folur një nënë, e cila ka ndarë një eksperiencë të saj që ndërlidhet ekskluzivisht me temën.
Ajo priste fëmijën e saj të parë në vitin 2012 dhe rrëfen se përgjatë gjithë shtatzënisë dëshironte që ta ushqente fëmijën me qumësht gjiri duke menduar si mënyrën më të shëndetshme për fëmijën dhe për veten.
Megjithatë, gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç i planifikojmë- tregon ajo. Kur lindi fëmijën, ajo u përball me një situatë për të cilën ishte e papërgatitur. “Sa herë u përpoqa ti jepja djalit qumësht gjiri ishte e pamundur. Ai vetëm qante dhe asnjë përpjekje imja nuk funksionoi”- tregon ajo.
Më pas, ajo u konsultua me pediatrin dhe përdori qumështin formulë që i sugjeroi ky i fundit. Nëna e djalit tashmë 6-vjeçar tregon se fëmija u qetësua menjëherë, ishte më rehat dhe plotësonte çdo nevojë me anë të qumështit formulë, deri në moshën kur ishte gati për të përdorur ushqimet e ngurta.
“Më parë, brezi i nënave tona, në vitet 70 nuk e kishin këtë lehtësi dhe nëse nuk mund t’i ushqenin fëmijët me qumësht gjiri ato kalonin një kalavar vuajtjesh, pasi nuk ekzistonin lehtësirat që janë sot. Fëmijët sëmureshin, ose në rastin më të keq vdisnin për shkak të baktereve që merrnin nga qumështi i pa sigurt që ju jepnin me biberon. Fatmirësisht shkenca ka përparuar dhe ka shpikur qumështin formulë, i cili është i sigurt, higjenik dhe plotëson nevojat e fëmijës. Jam shumë mirënjohëse për këtë, pavarësisht se dëshira ime ka qenë ta ushqeja fëmijën me gji. Kur lindim fëmijë, asnjëherë gjërat nuk shkojnë siç i kemi menduar, sepse çdo eksperiencë është e ndryshme nga tjetra. Nuk ka asnjë arsye të ndiheni keq nëse nuk e ushqeni fëmijën siç keni dëshiruar, nëse nuk keni bërë lindje natyrale apo gjithçka tjetër. Thjesht kujdesuni për fëmijën dhe shijoni rritjen e tyre”, – ky është mesazhi i kësaj nëne, për të gjitha nënat në botë./pernenat.al/