Sindroma e faqeve të kuqeve, e njohur si sëmundja e pestë, mund të çojë në temperatura të larta të trupit, rrjedhje hundësh, bllokim fyti dhe dhimbje koke.
Që të katër simptomat e kësaj gjendjeje shëndetësore gjithashtu mund të sjellin edhe fruthin e keq, transmeton Gazeta Shneta.
Sindroma e faqeve të kuqe më pas çon në skuqje të faqeve, të cilat më pas metastazohen përgjatë trupit, sipas NHS.
Megjithatë, në lidhje me këtë sëmundje nuk ekziston ndonjë lloj vaksine për parandalim, megjithëse rekomandohet vizita tek mjeku.
Në vend të kësaj, atyre u këshillohet që t’i lënë fëmijët të pushojnë, t’u japin lëngje të ndryshme dhe t’iu japin paracetamola apo ibuprofen.
Dhe në fund, u rekomandohet të përdoret ndonjë krem, gjithnjë me përshkrim të mjekut.
Sëmundja nuk është aq e rrezikshme, por nëse nuk trajtohet me kohë, mund të sjell gjendje të tjera shëndetësore vdekjeprurëse./Gazeta Shneta/


