Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Farmacisti klinik i reagon SHSKUK-së: Oksitocina dhe metilergometrina nuk janë të njëjta

Lajme 19/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Farmacisti klinik Astrit Haxhijaha i ka reaguar SHSKUK-së duke thënë se oksitocina dhe metilergometrina nuk e kanë funksionin e njëjtë.

Farmacisti klinik, Astrit Haxhijaha, i cili është edhe nënkryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, i ka reaguar me një koment Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në komunikatën për mungesën e metilergometrinës, shkruan Gazeta Shneta.

SHSKUK doli me një komunikatë pas raportimit të mediave për mungesën e produktit metilergometrinë, duke thënë se pacientet nuk kanë nevojë të shqetësohen sepse në stok kanë një produkt tjetër zëvendësues.

“Në mungesë të produktit metilergometrinë, përdoret oksitocina, e cila ka efekt të njëjtë dhe mbulon nevojat terapeutike, sipas standardeve mjekësore, të cilën ShSKUK e posedon në sasi të mjaftueshme. Përkundër përpjekjeve për të kontraktuar produktin metilergometrinë, SHSKUK edhe pse ka hapur procedurë të rregullt të prokurimit, nuk ka pasur ofertues. Rikthesojmë se oksitocina që përdoret në ShSKUK mbulon plotësisht trajtimin mjekësor në rastet e gjakderdhjeve dhe nuk ka nevojë për shqetësim dhe panik tek pacientet”, thuhet në komunikatën e SHSKUK-së.

Por Haxhijaha ka thënë se këto dy produkte nuk janë të njëjta dhe gjithashtu nuk e kanë funksionin e njëjtë.

“Oksitocina dhe metilergometrina nuk jane t’njejta. Oksitocina perdoret per induksion t’lindjes dhe per parandalim te hemorragjisë postpartale kurse metilergometrina jep kontraksione t’forta dhe perdoret vetem pas lindjes per hemorragji postpartale. Pra e thjesht, oksitocina per lindje dhe parandalim kurse Metilergometrina vetem per hemorragji pas lindjes”, ka shkruar Haxhijaha në komentin e tij. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEmergjenca e Spitalit të Ferizajit trajtoi mbi 8 mijë pacientë gjatë muajit korrik
Artikulli i rradhës QKUK paguan gati 70 mijë Euro në muaj më shtrenjtë për sigurimin fizik të objekteve

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.