Sipas ekspertëve, nevoja e jashtëqitjes, e paraqitur menjëherë pas ngrënies së ushqimit cilësohet normal, si tek të mëdhenjtë poashtu edhe tek të vegjlit. Madje, ata kanë një shpjegim për këtë.
Defekimi pasi është ushqyer është shenjë e mirë se fëmija po ha sa duhet. Me mbushjen e stomakut, qumështi stimulon apartin tretës dhe lind nevoja që fëmija të defekojë.
Foshnjet që ushqehen me qumësht gjiri kanë më shumë gjasa të defekojnë pas çdo vakti se ata që ushqehen me formulë. Kjo, sepse formula është pak më e vështirë për t’u tretur. Megjithatë, nëse edhe foshnjat që pijnë qumësht formulë defekojnë shpesh kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar.
Pasi fëmija fillon të hajë ushqime të ngurta edhe frekuencat e daljes jashtë do të ndryshojnë.
Megjithatë, defekimi i shpeshtë ndonjëherë mund të jetë shenjë e diarresë prandaj tregoni kujdes nëse:
• Jashtëshqitja e fëmijës është shumë e lëngshme.
• Defekon më shpesh se zakonisht.
• Defekon në sasi më të mëdha se zakonisht./perneat.al/