Thithja e gishtit është zakon thuajse te secila foshnje. Shumë prej prindërve e cilësojnë një veprim të tillë si ves, megjithatë nuk janë në dijeni se një veprim i tillë nënkupton se foshnja po tenton t’iu thotë diçka.
Thithja e gishtit sigurisht se ka një qëllim të caktuar; foshnja mund të shpreh se është i uritur ose dëshiron veprimin tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithsesi, të rrallë janë prindërit që janë në dijeni për një formë të tillë të komunikimit.
Andaj prindër, mos tentoni t’ia largoni këtë veprim, por përpiquni t’iu përshtateni kërkesave të tyre. Fundja, vëmendja e juaj ndaj foshnjes i ndihmon edhe në gjendje emocionale./Gazeta Shneta/