Shumë gra shtatzëna janë të shqetësuara në lidhje me formën e barkut të tyre përgjatë muajve që bebi i tyre zhvillohet dhe rritet brenda trupit të saj.
Një bark i vogël ose i madh, i mbajtur më lart osë më ulët të gjitha këto pytje lidhen më atë se a është normale kjo gjendje për javën e shtatëzanisë që kanë, shkruan VeryWellFamily.
Të gjitha gratë, mbajnë formën e barkut ndryshe dhe shanset janë gjithçka në rregull me mënyrën se si fëmija juaj po rritet transmeton Gazeta Shneta.
Barku i vogël
Ju jeni duke ngrënë mirë, ushtroni dhe merrni kontrollime të rregullta prenatale. Megjithatë, të tjerët, shpesh thonë se ju keni një bark më të vogël për moshën tuaj gestacionale ose pyesin nëse jeni vërtet duke ngrënë mjaftueshëm.
Por, duhet ta keni parasysh se mjeku ose mamia juaj po monitorojnë madhësinë e fëmijës tuaj në lidhje me datën e duhur dhe madhësinë e barkut tuaj shtatzënë me shfaqje të rregullt, duke përfshirë edhe matjen e barkut tuaj në çdo vizitë pasi të keni arritur 15-20 javë.
Kjo matje u tregon atyre se sa rritet barku juaj. (Shkalla normale e rritjes së barkut sapo një grua fillon të zhvillon shtatëzaninë është rreth 1 centimetër në javë).
Barku i madh
Juve mund të ju duket se po mbani shumë peshë për shkak të mënyrës se si pozicionohet foshnja juaj në barkun tuaj ose edhe për mënyrën se keni konstruksionin e ndërtuar.
Në raste të rralla, një bark i madh është për shkak të lëngut të tepërt amniotik (polihidramnios), një gjendje që mjeku do ta vërejë në kohë për t’ju trajtuar më pas.
Mbajtje e lartë e barkut
“Ju duket sikur keni gëlltitur një top basketbolli!”
Disa gra, thjesht mbajnë këtë formë të shtatëzanisë në këtë mënyrë nga fillimi deri në fund veçanërisht nëse ato kanë muskuj të fortë abdominal.
Mbajtja e ulët e barkut
Mbartja e ulët mund të jetë e pakëndshme.
Në një shtatëzani të dytë ose të tretë, muskujt dhe ligamentet që mbështesin barkun në rritje janë të shtrirë dhe të dobësuar dhe nuk mund të mbajnë barkun në rritje, si më parë.
Nëse vëreni një rënie të foshnjës gjatë natës në barkun tuaj para se të shënoni 37 javë, bisedoni me mjekun tuaj, pasi kjo mund të tregojë që trupi juaj po përgatitet për lindje. /Gazeta Shneta /