Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Forma e trupit tregon shumë për shëndetin e zemrës

Femina 04/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës.

Në krahasim me indeksin e masës trupore, që merret si njësi matëse dhe tregues i problemeve shëndetësore, forma e trupit është shpalosja më e qartë e depozitave të dhjamit. Studimi, të cilit i referohet AgroWeb.org, analizoi të dhënat e 2600 grave ishin interesante.

Gratë, trupi i të cilave ka formën e mollës, ishin tre herë më të rrezikuara nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me gratë trupi i të cilave ka formën e dardhës. Ekspertët paralajmëruan se gratë më të shëndosha në pjesën e sipërme të trupit janë dyfish më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut apo ishemia.

Gratë, shëndeti i të cilave depozitohet më shumë në zonën e këmbëve janë 40% më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Pesha Trupore Nuk Është Tregues i Saktë i Rreziqeve Shëndetësore

Studiuesit arritën në konkluzionin se pesha trupore nuk sinjalizon qartë rreziqet shëndetësore. Kjo për arsyen se shumë gra me një peshë normale por depozita dhjamore në zona të caktuara të trupit janë më të rrezikuara nga sëmundjet e lartpërmendura.

Me fjalë të tjera, pesha nuk bën ndonjë ndryshim.

3 Format Më Të Përhapura Trupore Tek Femrat

Njerëzit janë gjithë kohës në kërkim të formës perfekte të trupit por një gjë e tillë është subjektive, duke qenë se moda e trupit perfekt ndryshon gjithmonë. Ekspertët kanë identifikuar plot 10 forma të ndryshme trupore tek gratë  dhe vajzat.

Megjithatë, format më të përhapura janë:

Forma e orës së rërës ku masat e ijeve dhe të bustit janë të barabarta dhe këmbët janë në proporcion me pjesën e sipërme të trupit.

Forma e dardhës ka të bëjë me akumulimin e tepërt të dhjamit në zonën e ijeve dhe të kofshëve. Ekspertët thonë se gratë që kanë një trup të tillë jetojnë më gjatë.

Forma e mollës ka të bëjë me akumulimin e depozitave dhjamore në pjesën e belit.

Kjo formë vërehet shumë tek meshkujt por edhe tek gratë. Njerëzit që kanë një formë të tillë trupore janë më të rrezikuar nga kanceri, diabeti i tipit 2, kolesteroli dhe sëmundjet e zemrës./Agroweb.org/

Artikulli paraprakPas 60 vitesh studimi: FDA-ja miraton vaksinën e parë kundër RSV-së
Artikulli i rradhës Studim: Shpejtësia e veturës është rrezik për gratë shtatzëna dhe fetuset e tyre

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.