Një foshnje e lindur në javën e 24-të me peshë vetëm 268 gram, ka shkuar në shtëpi pas disa muajsh qëndrimi në spital.
Foshnja kishte ndaluar së rrituri në barkun e nënës. Pas lindjes ishte i madh sa shuplaka e dorës, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Shneta.
Djali i vogël tani peshon mbi 3 kg dhe është lëshuar nga spitali “Keio” në Tokio. Nëna e tij ka thënë se është shumë e lumtur që foshnja e saj është rritur, pasi ajo nuk ishte e sigurt se do të mbijetonte.
Mjeku Takeshi Arimitsu i cili e ka trajtuar foshnjën, ka deklaruar se ka dashur t’iu tregoj njerëzve se gjithmonë ka mundësi për foshnjat të cilat lindin para kohe.
Zyrtarët e spitalit kanë thënë se foshnja mban rekordin e lindjes me peshën më të vogël, që ka mbijetuar dhe është lëshuar nga spitali në gjendje të mirë. Rekordin më parë e ka mbajtur një foshnjë e lindur në Gjermani në vitin 2009 me vetëm 274 gram. /Gazeta Shneta/