Çdoherë që foshnja juaj do të eksplorojë diçka, ajo menjëherë do të përpiqet ta vendosë atë në gojën e saj. Veprimi i këtillë do t’i japë asaj një ide për shijen, formën dhe cilësinë e atij objekti.
Gjithsesi, kjo ndodh ngase deri në moshën 7-muajshe, ai nuk është në gjendje që të shfrytëzojë duart për mbajtjen dhe shtrëngimin e gjërave, andaj në formë stimuluese përdorë gojën, transmeton Gazeta Shneta.
Mbajtja e gjësendeve në gojë mund ta ndihmojë fëmijën të mësojë, por gjithashtu është edhe një fazë e rrezikshme. Ja çfarë duhet të bëni në të vërtetë:
1. Mbani larg çdo gjë që mund të jetë e rrezikshme:
Kontrolloni me kujdes dhe hiqni të gjitha ato gjëra që janë të rrezikshme për fëmijën tuaj. Hiqni të gjitha sendet e vogla dhe të mprehta dhe mbani ato në një vend.
2. Mësojeni të kuptojë fjalën “jo”!:
Mund të ketë raste kur fëmija juaj do të kapë ndonjë objekt të rrezikshëm. Duke i thënë asaj mos ta prekë, në një mënyrë që ajo e kupton, do t’iu ndihmojë të ndaloni atë nga vendosja e gjësendeve të rrezikshme në gojën e saj. Sigurisht, ajo nuk mund t’ju dëgjojë çdo herë, prandaj duhet ta përsërisni./Gazeta Shneta/