Një fotografe me qendër në Zelandë të Re ka realizuar një set fotografik me trinjakë, që po bëjnë xhiron e botës.
Cassandra English ka kapur në fotografi bebet 1-muajshe të përqafuar me njëri-tjetrin, gjest ky që kanë bërë të “pushtohern” rrjetet sociale.
“Qëndronin të përqafuar gjatë gjithë kohës. Edhe lemza i zuri të tre në të njëjtën kohë. Doja t’iu realizoja foto veç e veç, por zgjoheshin sapo i ndaje”, thotë fotografja. /Gazeta Shneta/