Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gabimi që bëjnë nënat kur fëmija ka temperaturë

Këshilla për shtatzëna 20/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpeshherë dëgjojmë prindër që ankohen se foshnja e tyre nuk qetësohet dot, derisa ai ka temperaturë të lartë.

Megjithatë, shumë prindër të rinj iu përmbahen këshillave provinciale, të cilat parashohin që të ngrohin foshnjën, deri sa të djersitet.

Kjo paraqet një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë këta prindër të rinj sepse nuk është një këshillë e mirë për të hequr temperaturën e foshnjes. Por, e kundërta. Ngrohja e tepruar e foshnjes që ka temperaturë të lartë, mund të rrisë akoma më shumë temperaturën. Fëmijës duhet t’i hiqen rrobat apo t’i vishen rroba më të lehta, prandaj sigurohuni që ta lani fëmijën me ujë të vakët për të ulur temperaturën.

Shpesh herë dëgjojmë se prindërit ankohen se foshnja e tyre nuk qetësohet derisa është me temperaturë të lartë. Mos insistoni që foshnja të pushojë. Mos u dekurajoni, por fokusohuni në veprim, në mënyrë që ta keni më të lehtë ër të zbuluar se çfarë e mundon fëmijën tuaj. Përcjellni mirë gjendjen e foshnjes suaj sepse ajo mund të jetë në gjendje të keqe edhe pa temperaturë të lartë, andaj mos mendoni se ka rrezik vetëm me këtë lloj simptome.

Mbulimi i foshnjes me peshqir të lagësht përderisa ka temperaturë të lartë, është poashtu një ide e keqe. Kjo mund të shkaktojë që trupi të dridhet dhe të rrisë temperaturën e trupit. Nëse temperatura është e lartë, atëherë larja me ujë të vakët do ta qetësojë mënjëherë fëmijën tuaj duke e bërë të rehatshëm. Temperaturat e larta rrisin konsumin e kalorive, kështuqë foshnja juaj ka nevojë për më shumë kalori se zakonisht.

Nëse foshnja refuzon ushqimin, atëherë provoni me lëngje që i pëlqen. Mos i jepni paracetamol ose ibuprofen për rënie të temperaturës nëse fëmija nuk ka më shumë se 38,5 ose më shumë, lëreni që trupi vetë të luftojë nëse temperatura është më e ulët se kjo vlerë. Nëse nuk dini çfarë të bëni, më mirë kontaktoni mjekun tuaj ose urgjencën dhe kërkoni këshilla, veçanërisht nëse foshnjen e keni në gjidhënie./pernenat.al/

Artikulli paraprakSi ta kuptoni nëse keni vajzë apo djalë, nëpërmjet reagimeve të trupit
Artikulli i rradhës Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 21 mars

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.