Kimikatet që gjenden në divane, ulëse të makinave dhe madje edhe tepihët e joga-s mund ta bëjnë më të vështirë që gratë të mbeten shtatzënë.
Retardantët e flakës që përdoren në mobilje filtrojnë në ajër si pluhur shtëpiak, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i grave që iu nënshtruan IVF-së, gjeti se ato që kishin ajër në nivelet më të larta të këtyre kimikateve, gati një e treta kishte më pak gjasa për t’u mbetur shtatzënë.
Besohet se retardantët e flakës, të përdorur shpesh në mbushjen e shkumës, pengojnë hormonet që janë të rëndësishme për fertilitetin.
Hulumtuesit në Harvard T.H. Chan, Shkolla e Shëndetit Publik janë të parët që matën kimikatet në urinën e grave.
Gjithësesi, autori i studimit, profesor Russ Hauser, tha: “Çiftet që i nënshtrohen IVF dhe përpjekën për të përmirësuar shanset e tyre të suksesit duke zvogëluar ekspozimin e tyre ndaj kimikateve mjedisore, duhet të zgjedhin produkte që nuk kanë retardant të flakës.”/Gazeta Shneta/