Kur shikoni çarçafët pas marrëdhënieve dhe shihni gjak, mund të jetë mjaft troditëse dhe sinqerisht, pak e frikshme. Kjo mund të bëjë të pyesësh vetën se pse vagina juaj rrjedh gjak pas marrëdhënieve.
Ju mund të keni gjakderdhje për shumë arsye pas marrëdhënieve. Natyrisht, hera e parë që vagina juaj mund të rrjedhë gjak pas marrëdhënieve ju e dini, sepse është hera juaj e parë.
“Nëse nuk keni pasur marrëdhënie seksuale më parë, atëherë mund të keni një himen të paprekut” thotë Rom Goeffrey gjinekolog. “Meqë himeni është bërë me lëkurë shumë të butë, gjatë marrëdhënieve seksuale ai mund të zgjatet dhe të copëtohet”, transmeton Gazeta Shneta.
Një arsye tjetër pse vagina juaj rrjedh gjak pas marrëdhënieve është se penisi i partnerit tuaj mund të zgjasë lëkurën e vaginës tuaj dhe të shkaktojë gjakderdhje vaginale.
Por, trupi juaj do t’ju japë një shenjë paralajmëruese nëse gjërat janë duke shkuar keq. Nëse kuptoni që keni shumë gjakderdhje ka shumë të ngjarë që është një shenjë se vagina juaj u shqye. Në varësi të sasisë së gjakderdhjes duhet të flisni me gjinekologun tuaj./GazetaShneta/