Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë vjeçari dyshohet se vdiq nga meningjiti, Ramadani: Ka qenë rast i vonuar

Lajme 19/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmija gjashtë vjeçar që ndërroi jetë në QKUK gjatë ditës së djeshme dyshohet se ka qenë i prekur nga meningjiti, një infeksion vdekjeprurës. Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Dr. Hamdi Ramadani, ka thënë se pacienti ka qenë rast i vonuar

Për vdekjen e fëmijës gjashtë vjeçar nuk po pranojnë të japin sqarime mjekët dhe drejtuesit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, por për këtë rast tanimë kanë nisur hetimet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. Gazeta Metro ka raportuar sot gjatë ditës se për vdekjen e Arbër Berishës nuk kanë pranuar të flasin shefi i repartit të Pediatrisë në këtë spital dhe as shefi i Infektivës Zenel Shatri. Ndërsa mjeku i cili ka qenë kujdestar në ditën kritike Halil Komani ka thënë se e ka përcjellë gjendjen e fëmijës “nga ora 1 në 2 deri në 16:00 kur është përcjellë për QKUK”.

Pacienti i vogël ishte referuar nga spitali i Pejës në qendrën terciare në QKUK, përkatësisht në Klinikën e Infektives. Drejtori i kësaj të fundit, Dr. Hamdi Ramadani, po konsideron se rasti ka qenë i vonuar me një deri në dy ditë dhe se kur ka mbërritur në klinikë ka qenë pothuajse pa shenja jete. Ramadani ka treguar se fëmija ishte diagnostikuar me qelb ose meningjit që në mjekësi njihet si “Meningoencephalitis acuta purulenta”, shkruan Gazeta Shneta.

“Pacienti defakto ka ardhur i vdekur, ka qenë i vonuar nga regjioni i Pejës me një ditë ose dy. Kur ka arritur tek ne ka qenë në gjendje kome rreth orës 8 në mbrëmje. Janë bërë analizat dhe ka rezultuar se ka qelb ose meningjit i cili ka bërë kompresion në qendrat e kokës dhe nga presioni ka shkaktuar vdekshmërinë. Gjendja e pacientit ka qenë fatale, nuk e di kush iu ka thënë se është jashtë rrezikut për jetë. Gjendja ka qenë defakto i vdekur dhe nuk do ta mund ta shpëtonte askush”, ka thënë Ramadani.

Ai ka treguar se në Infektivë trajtimi ka zgjetur më pak se 30 minuta para se pacienti të ndërronte jetë. Ramadani mohon të ketë pasur papërgjegjësi nga ana e mjekëve në klinikë. “Ju konfirmoj se mjekët kanë qenë në gjendje gatishmërie në Infektivë dhe nuk ka të bëj aspak me papërgjegjësi dhe për këtë ju garantoj. Për vonesat e autoambulancës apo regjionit të Pejës nuk mund të flas, por mund të them se infeksioni ka qenë i madh dhe organizmi nuk mund ta ndaloj”, ka thënë ai.

Gazeta ka mësuar se fëmija ka qenë i shoqëruar nga familjarë të tjerë, ndërsa babai i tij kishte ndërruar jetë disa kohë më parë, ndërsa për nënën e tij nuk dihet pse nuk ka qenë në spital.

Ramadani ka konfirmuar se familjarët që e kanë shoqëruar nuk kanë pranuar të lejojnë kryerjen e obduskionit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTrajtimet alternative të depresionit tek gratë shtatzëna për të mos rrezikuar foshnjën
Artikulli i rradhës Horoskopi, 20 prill 2019

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.