Pas një rishikimi të shkurtër të pasojave të gjendjes së depresionit të patrajtuar dhe rreziqeve të lidhura me përdorimin barnave antidepresive gjatë shtatzënisë, hulumtuesit paraqesin provat për modalitetet plotësuese dhe alternativa të përdorura gjerësisht për të trajtuar këtë problem serioz.
Deri në 25% të grave përjetojnë depresionin gjatë shtatzënisë dhe relativisht pak nga ato marrin kujdes të përshtatshëm për të zvogëluar rezultatet e mundshme serioze negative për nënën, fetusin dhe fëmijën në tërësi gjatë fazës zhvillimore shkruan psycologytoday.com transmeton Gazeta Shneta.
Gjendja e depresionit gjatë shtatzënisë shoqërohet me kujdesin e dobët prenatal duke përfshirë mosmarrjen e vitaminave dhe medikamenteve me recetë dhe shkallën e rritur të alkoolit dhe abuzimit të substancave ilegale, të cilat mund të kenë pasoja negative shëndetësore për nënën dhe fetusin.
Me shqetësim të madh, gjendja depresive në periudhën perinatale rritë ndjeshmërinë për rrezikun e vetëvrasjes së nënës.
Depresioni perinatal rritë rrezikun e lindjes së parakohshme dhe të peshës së ulët të foshnjës, të cilat të dyja rrisin rrezikun e problemeve shëndetësore gjatë lindjes dhe të zhvillimit afatgjatë të foshnjës.
Poashtu, mendohet se foshnjet e nënave në depresion janë më irrituese, kanë më shumë probleme me gjumin, janë në rrezik të zhvillimit të vonuar motorik dhe të njohjes.
Sëmundja e depresionit dhe përdorimi i barnave antidepresive gjatë shtatzënisë shoqërohet me rritjen e rrezikut të problemeve mjekësore në fetus dhe, më pas, në problemet e sjelljes tek fëmijët.
Për shkak të rreziqeve që lidhen me barnat kundër depresionit, shumë gra shtatzëna preferojnë të përdorin qasje plotësuese dhe alternative.
Një rishikim i kohëve të fundit i moduleve të përdorura gjerësisht për të trajtuar gjendjen e depresionit në shtatzëni gjetën disa dëshmi për omega-3, folatet dhe vitaminë D, pastaj aktivitetet fizike dhe yoga të rregullta ndihmonin mjaft shumë për menaxhimin e depresionit./ Gazeta Shneta/