Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjatë verës fëmijët humbin fokusin nga shkolla, ja si t’ua ktheni përqëndrimin

Jetë 22/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Koncepti i “humbjes së fokusit nga mësimët” nuk është një gjë e re. Ky është një shqetësim që shkencëtarët e kanë debatuar që nga vitet e 90-ta.

Humbja e të nxënit gjatë verës është humbja e aftësive dhe njohurive akademike që fëmijët mund të përjetojnë gjatë pushimit veror nga shkolla.

Ndonëse ekspertët ende debatojnë përse ndodh kjo dhe shkalla në të cilën fëmijët preken, shumë mësues thonë se është një çështje e vërtetë për shumë studentë në fillim të çdo viti, transmeton Gazeta Shneta.

Shumë shtete ofrojnë bursa për një varg programesh dhe aktivitetesh verore që mund të ofrojnë mundësi për mësim dhe qasje në përfitime të tjera shkollore që mund të humbasin gjatë verës, duke përfshirë edhe programet ushqimore.

Prindërit gjithashtu mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ndikimit të humbjes së të nxënit gjatë verës ndërsa fëmijët janë në shtëpi me aktivitete të rregullta, duke diskutuar ngjarjet e duhura aktuale ose duke lexuar për të paktën 30 minuta në ditë.

Ja si mund t’ia bëni për të mbajtur fëmiëjt të fokusuar edhe gjatë kësaj stine:

– Punësoni një tutor që do mësojë më fëmijën në lëndët që kanë më shumë vështirësi

– Shpenzoni 30 minuta në ditë duke lexuar ose duke zgjedhur problemet matematikore

– Vizitoni një muze, galeri ose qendër shkencore a kulturore; thuani fëmijëve tuaj që të luajnë rolin e cicëronit dhe t’u shpjegojnë juve faktet interesante rreth artefakteve, shkruan “Health Line”.

– Merreni një fletë me figurë për ngjyrosje; sa herë që fëmij të përfundojë një detyrë ata duhet ta ngjyrosin një pjesë të kësaj flete. Kur e tërë fleta të jetë mbushur me ngjyra atëherë shpërblejeni fëmijën tuaj me një dhuratë që ju e dini se do e pëlqenin tej mase.

– Diskutoni me ta rreth ngjarjeve politike a kulturore (të përshtatshme për moshën e tyre); kështu do u imponohet të mbajnë një qëndrim më serioz dhe të tentojnë të kuptojnë bisedën me ju

– Kontrolloni me ta buxhetin tuaj, cmimet e zarzavateve të blera dhe bëni llogarinë në fund. Këtë llogari është mirë ta bëjnë fëmijët sepse kështu do stërvitin aftësitë e kalkulimeve por edhe do të fitojnë një ndjenjë përgjegjësie ndaj të hollave.

Sipas ekspertëve, puna me fëmijët duhet të jetë e pandalshme , një aktivitet i përditshëm të cilit do ia shihni frytet nëse e bëni me rregull./GazetaShneta/

Artikulli paraprakCilat organe mund ta pësojnë më së shumti gjatë temperaturave të larta
Artikulli i rradhës Prindërimi pa të bërtitura është më i shëndetshëm për fëmijët tuaj

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.