Simptomat e koronavirusit mund të shkaktojnë një larmi simptomash të çuditshme në trup.
Parageuzia është një prej tyre dhe lidhet me një shije metalike në gojë shkruan burimi Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë muajve të fundit, një larmi shenjash të çuditshme dhe të pazakonta janë shfaqur duke paralajmëruar një infeksion Covid-19.
Humbja e nuhatjes dhe shijes kanë qenë disa nga simptomat kryesore.
Tanimë të kesh një shije të vazhdueshme metalike në gojën tënde është një simptomë më pak e njohur dhe quhet parageuzi.
Mund të ketë një gamë të gjerë shkaqesh që mund të jenë të përkohshme ose afatgjata.
Në një studim të botuar në ‘US National Library of Medicine National Institutes of Health’, u prezantua simptoma e Covid-19.
“Një femër afrikano-amerikane 59-vjeçare paraqitet në institucionin tonë me ambulance me 29 mars 2020, me simptoma si gulçimi, lodhje dhe humbje të oreksit”.
“Përafërsisht një javë para pranimit, pacientja filloi të përjetonte një rënie delikate të oreksit dhe mosinteresim për ushqimin” dhe shfaqja e një shije metalike.
NHS tha se: “Një shije metalike nuk është zakonisht serioze dhe mund të jetë simptomë e shumë gjërave të ndryshme.
“Shkaqet e zakonshme të shijes metalike përfshijnë sëmundjen e mishit të dhëmbëve, marrjen e ilaçeve si antibiotikë, trajtimin e kancerit ose ftohjen, infeksionin e sinusit dhe probleme të tjera të rrugëve të frymëmarrjes”.
Ndonjëherë, një shije metalike mund të lidhet me një problem me nuhatjen tuaj. /Gazeta Shneta/