Studimi më i ri shkencor i Universitetit të Oxfordit, tregon se gjidhënja redukton rrezikun e atakut të zemrës dhe trurit, të cilat mund të shfaqen më vonë gjatë jetës së nënës.
Ky studim, i publikuar në Journal of the American Heart Association, ka prezentuar përfundimin e arritur pas studimit, i cili ka rezultuar se nënat që ushqejnë bebet me qumështin e gjirit, janë 10% më pak të rrezikuara nga këto dy fatkeqësi, sesa nënat e tjera, shkruan healthsite.com, transmeton Gazeta Shneta.
“Shtatzënia ndryshon metabolizmin e nënës, derisa ajo ruan yndyrat në trup për të fituar energji të mjaftueshme për rritjen e bebes së saj. Gjidhënja mund të eleminoj tërësisht këto yndrya të ruajtura në trupin e nënës,” ka sqaruar Sanne Peters, studiues në Universitetin e Oxfordit.
Studimi në fjalë ka grumbulluar të dhëna nga 289,573 femra, të cilat kanë ofruar informacione të detajizuara në lidhje me historinë e produktivitetit të tyre dhe faktor të tjerë të mënyrës së jetesës, transmeton Gazeta Shneta.
“Këto rezultate duhet të inkurajojnë më shumë nëna që të fillojnë gjidhënjën për të mirën e shëndetit personal njëkohësisht dhe të bebes,” thekson Zhengming Chen, profesor i Epidemiologjisë ne Universitetin e Oxfordit. /Gazeta Shneta/