Gjinekologia Dr. Tefta Isufaj ka thënë se teknologjia e fundit po mundëson diagnostikimin pa rrezik aborti të çrregullimeve tek gratë shtatzëna.
Diagnostikimi i çrregullimeve kromozomale mundësohet nga Testi NIFTY Plus në fazën e hershme të shtatzënisë, konkretisht në javën e 10-të. Gjinekologia Dr. Tefta Isufaj tregon se testi NIFTY Plus është një test jo-invaziv prenatal i cili detekton rrezikun për Sindromin Down dhe çrregullimet tjera kromozomale nga ADN-ja e frytit. “Ky është një test për depistimin apo skriningun e sëmundjes, por jo test diagnostikues”, thotë doktoresha në një intervistë për Gazetën Shneta.
Isufaj ka renditur rastet e grave që rekomandohet të bëjnë testin NIFTY Plus nga java e 10-të e shtatzënisë:
– nënat në moshën 35 vjeç ose më shumë,
– me histori personale dhe familjare për prani të anomalive kromozomale,
– të cilat në testin e kombinuar në tremestrin e parë tregojnë rrezik të shtuar për lindjen e frytit me Sindrom Down,
– që nuk iu kanë nënshtruar procedurës së testit të kombinuar të tremestrit të parë,
– me histori të aborteve paraprake, meqë testi NIFTY Plus është jo-invaziv, pa rrezik për abort kërcënues, para se t’i nënshtrohen testeve invazive diagnostike (amniocenteza dhe mostra nga vilet e horionit).
Mjekja ka deklaruar se testi është i sigurt duke mos rrezikuar shtatzëninë dhe niveli i saktësisë arrin deri në 99 për qind.
“Testi NIFTY Plus është i sigurtë dhe shumë efektiv për depistimin e një numri të abnormaliteteve kromozomale, me një ndjeshmëri veçanërisht të lartë për Sindromin Down (trisomia 21), por duke përfshirë edhe Sindromin Edwards (trisomia 18), Sindromin Patau (trisomia 13), Sindromin Turner, si dhe për shumë çrregullime kromozomale të tjera”.
Nga tani e tutje, kur të zgjedhni NIFTY Plus, do të keni një mundësi të veqant që ta paguani në këste të ndara.
“Duke shfrytëzuar teknologjinë e fundit të sekuencës gjenetike, ky test ka një saktësi më të madhe se 99% te 3 trisomitë më të shpeshta, si dhe siguri 100%, pa rrezik aborti krahasuar me testet diagnostike invazive”, ka deklaruar Isufaj.
Isufaj ka thënë se në Spitalin ku punon ajo, testi NIFTY plus rekomandohet te të gjitha ato gra tek të cilat detektohet rrezik i shtuar në testet e gjakut ose gjatë ekzaminimit ekosonografik në testin e kombinuar gjatë tremestrit të parë, ku zakonisht pacientet parapëlqejnë ta realizojnë këtë test për shkak se është jo-invaziv në krahasim me testet tjera të natyrës invazive.
Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY Plus Klikoni KËTU. /Gazeta Shneta/