#repost – Gjinekologu i njohur kosovar Dr. Afrim Veliu në një intervistë për Gazetën Shneta ka treguar se cilat sëmundje dhe abdnormalitete gjenetike mund të zbulohen në fazën e hershme të shtatzënisë, konkretisht pas javës së 10-të.
Veliu ka shpjeguar se përmes analizës së gjakut e cila bëhet me testin prenatal joinvaziv Nifty Plus mundësohet përcaktimi nëse një foshnje mund të lind me çrregullime gjenetike të caktuara.
Ky test bën fragmentimin e ADN-së së ftytit, i cili qarkullon i lirë në gjakun e nënës derisa ajo është shtatzënë. Gjatë shtatzënisë gjaku i nënës përmban cfADN-në e ftytit i cili vjen nga placenta. Kjo mundëson që përmes analizimit të ADN-së të zbulohet ndonjë sindromë gjenetike.
Për të kryer testin Nifty Plus, shpjegon Dr. Afrimi, nevojitet vetëm një mostër e vogël e gjakut të nënës (10ml) dhe rezultatet merren brenda 6 deri në 8 ditë.
Mjeku ka shpjeguar se Testi Nifty Plus mund të bëhet nga java e 10-të e shtatzënisë dhe rekomandohet te pacientet ku gjatë skriningut me ultrazë dallohen markerë të dyshimtë për sindrome gjenetike ose te anomalitë e ndryshme të frytit të vërejtura në ultrazë kur duhet të përcaktohet natyra e tyre, si dhe në rastet kur anamneza tregon se ka pasur në familje ndonjë sëmundje trashëguese
Veliu ka treguar se Nifty detekton Sindromin Down, Sindromin Patau dhe Edwards, Sindromet e Delecionit, sëmundjet e ashtuquajtura Aneuploidite e kromozomeve seksuale: Sindromi Turner (monosomia X), Sindromi Klinefelter(trisomia XXY), Sindromi I X-it te trefisht (trisomia XXX); Sindromi Jakobs (trisomia XYY); me saktësi dhe siguri mbi 99 për qind.
“Para se gjithash gratë shtatzëna duhet të informohen për testet gjenetike, për metodën e tyre dhe rreziqet e mundshme. Mund të them lirisht se Testi Nifty Plus krahasuar me amniocentezën, e cila është relativisht invazive dhe me disa rreziqe për frytin, është pothuajse pa asnjë rrezik.”, ka deklaruar gjinekologu. /Gazeta Shneta/
Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY Klikoni KËTU.


