Gjumi i pasdites mund të ndikojë në cilësinë e përgjithshme të gjumit tek fëmija juaj, sipas një hulumtimi të ri.
Gjumi i pasdites tek një fëmijë i moshës mbi 2 vjeçare e zgjatë sasinë e kohës që një fëmije i duhet për të rënë në gjumë gjatë natës dhe e shkurton sasinë e përgjithshme të gjumit të tij, tregojnë rezultatet.
“Ndikimi i gjumit të natës në zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëve është i madh dhe i njohur deri më tani, por nuk ka pasur prova të mjaftueshme që tregonin vlerën e gjumit tek fëmijët”, thanë hulumtuesit e udhëhequr nga Karen Thorpe nga Universiteti Queensland në Australi.
Hulumtuesit gjetën dëshmi që tregojnë se gjumi apo kotja e pasdites ndikon në gjumin e natës tek fëmijët përtej moshës dy vjeçare.
Lidhjet midis gjumit të pasdites dhe dëmtimeve në sjellje, zhvillim dhe shëndet të përgjithshëm ishin më pak të qarta kryesisht për shkak të dallimeve në moshë./Femina.al/