Ekspertët thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.
Pasi fëmija juaj fillon të konsumojë më shumë ushqime solide, duke lënë mënjanë qumështin për përmbushjen e nevojave të tij (përafërsisht kah fundit i vitit të parë), atëherë mëngjesi është një mundësi e përkryer për ta mbushur atë me disa ushqime me vlera të mëdha ushqyese, transmeton Gazeta Shneta.
Për t’ia lehtësuar këtë gjë, është ide e mirë që e gjithë familja të ha mëngjes së bashku. Kjo përcakton një model të shëndetshëm të ngrënies për fëmijën tuaj për t’u ndjekur. Dhe, sigurisht, foshnjat janë më të lumtura kur hanë së bashku, sesa kur ato janë vetëm në tavolinë.
Mëngjesi ideal do të ishte me vlera ushqyese dhe i balancuar me disa sugjerime nga lista e mëposhtme:
*Fruta të freskëta me jogurt natyral
*Vezë të fërguara me bukë thekre, në formë tosti
*Djathë me feta të freskëta të frutave
*Bukë thekre me krem djathi, në formë tosti
*Banane dhe puding të mollës
*Boronicë
*Vezë të fërguara
SHËNIM: Idetë e sugjeruara mund të mos jenë të përshtatshme për të gjitha moshat, pasi disa prej fëmijëve mund të jenë në fazën e vetë-ushqyerjes./Gazeta Shneta/