Studiuesit thonë se ka të ngjarë që gratë të kalonin virusin te fëmijët e tyre qoftë gjatë periudhës së shtatëzanisë në barkun e nënës ose gjatë lindjes së fëmijëve.
Një studim tjetër i 32 grave shtatzëna të infektuara nga Kina dhe Hong Kong zbuloi se 47 përqind e grave shtatzëna lindën parakohe shkruan Dailymail.
Poashtu në një studim tjetër nga Kina u ekzaminuan 33 të posalindur, nënat e të cilave kishin Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, ndërsa ishin shtatzënë.
Gati 10 përqind e foshnjave, ose tre prej tyre (prej 33-ve) u zbuluan se kishin marr virus korona përcjell Gazeta Shneta.
Këto hulumtime janë botuar në revistën prestigjoze JAMA pediatrics.
Në përputhje me studimet e mëparshme, simptomat klinike nga 33 neonatal ku tre prej tyre rezultuan me Covid-19, thuhet se kishin simptoma të buta dhe rezultatet ishin të favorshme, shkruajnë autorët.
Ekipi thotë se, për shkak se mjekët zbatuan procedura të rrepta të kontrollit dhe parandalimit të infeksionit gjatë lindjes, ka të ngjarë që nëna të transmetonte virusin tek foshnjat e tyre qoftë në barkun e saj ose në lindjen e fëmijëve.
Është thelbësore të kontrollohen gratë shtatzëna dhe të zbatohen masa të rrepta të kontrollit të infeksionit, karantinë të nënave të infektuara dhe monitorim të ngushtë të foshnjeve në rrezik të Covid-19″ pë rfunduan studiuesit. /Gazeta Shneta/