Lëvizja #metoo ka ekspozuar sheshit ngacmimin e përhapur seksual, sidomos ndaj grave dhe në vendin e punës, pasi që në vendin e punës kanë më shumë gjasa të përjetojnë diskriminim gjinor dhe ngacmim seksual.
Ëen Fan nga Kolegji i Bostonit vështron nga afër këtë çështje se si barazia gjinore është duke u zhvilluar në vendin e punës. Shumica e të rriturve shpenzojnë pothuajse gjysmën e orëve të tyre në punë, pasi që është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e jetës sonë.
Një nga çështjet që studiuesit e hulumtimit i kishin marrë parasysh ishte cështja se si veprojnë gratë në punë? Studimi zbuloi se gratë janë shumë më të lumtura kur punojnë me gra të tjera, në krahasim me meshkujt.
Prania e grave në profesione të mbizotëruara nga meshkujt duket se kërcënon idetë mbizotëruese të maskulinitetit. Burrat janë vëzhguar duke u përpjekur ta neutralizojnë këtë kërcënim duke ngacmuar seksualisht bashkëpunëtoret e tyre femra ose etiketimin e tyre si lesbike – jo plotësisht femra.
Nëse organizatat dhe vendet e punës do të orientoheshin në rregullimin e këtyre kushteve të tanishme, do të mund të fillonin duke zbatuar programe efektive që monitorojnë dhe parandalojnë ngacmimin seksual dhe ngacmimin në punë.
Po ashtu, përpjekjet për të përmirësuar këtë gjendje duhet t’i kushtohen arsimit, zvogëlimit të zhvlerësimit kulturor të grave dhe feminitetit dhe, në të njëjtën kohë, promovimin e një ripërkufizimi të maskulinitetit dhe feminitetit që thyen lidhjen mes gjinisë dhe interesave të lindura ose aftësive.
Iniciativat e reja për të krijuar vende pune ku burrat e gratë do të kuptonin si dhe pranonin natyrën e tyre do të ishte një bazament i fortë për një të ardhme globale të shëndetshme.


