Kur vjen puna tek lindja e një fëmije të shëndetshëm, gratë shtatzëna zakonisht përqëndrohen tek të ushqyerit e shëndetshëm dhe eleminimi i veseve si duhanpirja.
Mirëpo sipas një studimi të ri, mbajtja e një qeni në shtëpi gjatë shtatzënisë gjithashtu ndikon pozitivisht tek shëndeti i fëmijëve.
Sipas studiuesëve në Universitetin e Albertës, fëmijët e lindur nga nëna që kanë pasur kafshë shtëpiake, 70% të të cilëve ishin qen, kanë nivele më të mira të baktereve të zorrëve që lidhen me uljen e rrezikut të obezitetit dhe sëmundjeve alergjike, shkruan Anabel.
Studimi sugjeron se edhe nëse e largoni qenin pas lindjes (përse do ta bënit këtë vallë?), fëmijët sërish për?përfitojë nga ekspozimi ndaj tyre në periudhën para lindjes. Ju duhet një arsye tjetër për të adoptuar një mik me 4 këmbë? /Gazeta Shneta/