Gratë që lindin fëmijën e tyre të parë me anë të prerjes cezariane (seksioni C) kanë më pak të ngjarë të mbeten më shpejt shtatzënë me një fëmijë të dytë sesa ato që lindin në mënyrë vaginale, pavarësisht se janë po aq të predispozuar të planifikojnë një shtatëzani pasuese, sipas studiuesve të Penn State College of Medicine.
Ekipi ndoqi më shumë se 2,000 gra për tre vjet pasi ato lindën fëmijën e tyre të parë shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Kristen Kjerulff, profesor i shkencave të shëndetit publik, tha se megjithëse studimet e mëparshme treguan se gratë që lindën me anë të seksionit C kishin më pak të ngjarë të lindnin fëmijë të mëpasshëm (menjëhershëm) por ishte e paqartë për studiuesit nëse kjo ishte për shkak të zgjedhjes së nënës ose një normë më të ulët të konceptimit.
Studiuesit i ndoqën gratë që nga lindja e fëmijës së tyre të parë dhe i intervistuan çdo gjashtë muaj deri në tre vjet pas lindjes së tyre të parë.
Dr Richard Legro, një bashkautor i hulumtimit tha se: Megjithëse studimi nuk ka hetuar arsyet e uljes së nivelit të konceptimit, ai dyshon se mund të ketë disa arsye fiziologjike.
“Është e mundur që dhimbjet e legenit ose pjesa e tubit fallopian si rezultat i ekspozimit në ajër të hapur dhe ndotësve mund të ndikojnë në përpjekjet e mëvonshme për të mbetur shtatzënë”.
“Gjithashtu është e mundur që formimi i mbresës nga plaga kirurgjikale në mitër, megjithëse jo në një zonë ku implantohet shtatëzënia, mund të ketë efekte të zgjatura në procesin e implantimit“.
Bazuar në gjetjet e këtij studimi, Kjerulff dhe Legro rekomandojnë që gratë nën 35 vjeç që nuk arrijnë të konceptohen pas një viti marrëdhënieje të pambrojtur pas një seksioni C të kërkojnë ndihmë mjekësore.
Dr. Legro vuri në dukje se të dhënat nga ky studim mund të jenë të dobishme për mjekët që këshillojnë gratë që zgjedhin të kenë seksione C. /Gazeta Shneta/