Këtë e bëri të ditur qeveria e Britanisë së Madhe, duke parë se edhe nënat jane të rrezikuara nga COVID-19.
Gratë shtatzëna në Britaninë e Madhe do të qëndrojnë në shtëpi për tre muaj nga fundjava, sepse ato mund të preken lehtë me koronavirus shkruan dailymail, transmeton GazetaShneta.
Qeveria ka shtuar se nënat janë të rrezikuara së bashku me të moshuarit dhe njerëzit me kushte jo të mira shëndetësore.
Zyrtarët thanë se situata është nën përkujdesje, sepse është shumë herët të thuhet nëse COVID-19 paraqet një kërcënim të rëndësishëm për nënat në pritje.
Sidoqoftë, mjeku kryesor i Anglisë ka thënë më parë se nuk mendon se gratë shtatzëna duhet të fillojnë të shqetësohen për kalimin e koronavirusit tek bebet e tyre.
Aktualisht nuk ka prova klinike që sugjerojnë se virusi mund të transmetohet përmes mitrës ose përmes qumështit të gjirit./GazetaShneta/