Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë shtatzëna në Amerikë postojnë video duke pirë paracetamol: I besojmë shkencës

Jetë 25/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se kishte një lidhje midis marrjes së Tylenol (acetaminofen) gjatë shtatzënisë dhe çrregullimit të spektrit të autizmit, gratë shtatzëna filluan të postonin video në rrjete sociale ku shfaqeshin duke marrë qetësuesin e dhimbjeve.

Shumë prej tyre thanë se nuk donin të merrnin këshilla mjekësore nga një president që nuk ka diplomë mjekësore, dhe shumë mjekë u pajtuan me to, shkruan Newsweek.

Trump sugjeroi gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë se acetaminofeni, përbërësi aktiv në Tylenol, mund të lidhet me shkallë më të larta të autizmit në SHBA, megjithëse ekspertët thonë se lidhja mbetet e pavërtetuar.

Ekspertët mjekësorë thonë se mesazhi i presidentit nuk është vetëm “i dëmshëm”, por as nuk mbështetet nga “gama e plotë e provave shkencore”.

“Donald Trump është personi i fundit që do t’i besoja kur bëhet fjalë për këshilla mjekësore”, tha Dr. Lucy McBride, duke shtuar se Tylenol është një nga ilaçet e pakta që gratë shtatzëna lejohen të marrin për të ulur temperaturën e lartë, e cila mund të jetë e rrezikshme si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Deklarata bëri jehonë jashtë SHBA-së, me Ministrin Britanik të Shëndetësisë Wes Streeting që këshilloi gratë shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar të “mos i kushtojnë vëmendje asaj që thotë Donald Trump për mjekësinë”.

Tani, një numër videosh po qarkullojnë në rrjete sociale, veçanërisht X dhe TikTok.

Në njërën prej tyre, një grua regjistron veten duke marrë Tylenol me mbishkrimin: “Ja ku jam, SHTATZËNË, duke marrë TYLENOL sepse i besoj shkencës, jo dikujt që nuk ka diplomë mjekësore.”

Një përdoruese tjetër, aileenbystronova, postoi një video duke iu referuar Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, të cilët zbuluan se ishin autikë, dhe shkroi: “Po marr Tylenol sapo zbulova se isha shtatzënë sepse e gjithë kjo çështje e autizmit duket se po funksionon mirë për Markun, Elonin dhe të gjithë miliarderët e tjerë të teknologjisë.”

Ndryshe, deklarata e Trump ka shkaktuar një përçarje të mprehtë në internet.

Ndërsa disa, përfshirë mjekët, kanë shprehur shqetësim për ndikimin e mundshëm të fjalëve të tij, të tjerë kanë kritikuar gratë shtatzëna.

Mjekët paralajmërojnë se ethet e larta gjatë shtatzënisë lidhen me një rrezik në rritje të defekteve të lindjes dhe se shmangia e Tylenol mund të çojë në “zhvillim neurologjik të fetusit”. /Telegrafi/

Artikulli paraprakHumbja e shikimit nga plakja mund të trajtohet me pika të reja për sytë
Artikulli i rradhës Një pilulë e re e Ozempic mund të ndihmojë në humbjen e peshës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.