Megjithë përgatitjet për këtë vit, ndoshta është mirë t’i kushtoni vetës suaj pesë minuta.
Me ndjekjen e gjashtë hapave, ju do të dukeni më bukur se kurrë gjatë kësaj feste të fundvitit, transmeton Telegrafi.
- Apliko bazën e grimit. Hiq dorë nga nuancat dhe fillo me një bazë grimi të thjeshtë. Pastaj merr furçën e grimit dhe fillo ta përhapësh me kujdes. Njëtrajtësoje fytyrën dhe pastaj fillo hapin tjetër.
- Apliko një hijezim. Meqenëse po shkon në një festë të Vitit të Ri, përdor një hijezim që të jep freski, nuk të rëndon pamjen dhe është natyral. Kujdes aplikimin nën sy.
- Konturo mollëzat. Dhe pas kësaj shto edhe pak hijezues në faqe për t’i bërë ato më të dukshme.
- Shto pak xixa. Është Vit i Ri mbi të gjitha. Nise me pak atmosferë festash dhe me xixa. Apliko pak në sy (pa e tepruar).
- Mos harro tushin. Sigurohu që të kesh një cilësor dhe me furçën e duhur për të t’i theksuar edhe më shumë qerpikët.
- Në fund, buzëkuqi i kuq. Vendos një buzëkuq të theksuar për të kompletuar pamjen tuaj.
https://youtu.be/282zyj8ShYE