Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Udhëtimi me aeroplan gjatë shtatzënisë, e sigurt apo jo

Këshilla për shtatzëna 31/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë udhëtimit me aeroplan, rreziku është minimal nëse gruaja nuk ka asnjë problem me shtatzëninë e saj.

Rekomandohet që gratë shtatzëna të cilat janë të rrezikuara për lindje parakohe, ato që kanë shtypje të lartë të gjakut, diabet, drepanocitozë, anomali të placentës ose komplikime tjera, të mos fluturojnë me aeroplan!

Fluturimi me aeroplan e rrit rrezikun e formimit të koagulave tek të gjithë njerëzit, por gratë shtatzëna janë akoma më shumë të rrezikuara për shkak të qarkullimit të vështirësuar të gjakut pasojë e shtatzënisë.

Të gjithë personat që fluturojnë me aeroplan, e në veçanti shtatzënat, duhet të ngritën nga ulësja dhe të ecin kohë pas kohe nëpër hapësirën midis ulëseve të aeroplanit, shkruan Telegrafi transmeton Gazeta Shneta.

Është mirë që shtatzënat të mbajnë çorapë elastike të cilat e bëjnë më të lehtë kthimin e gjakut nga këmbët në drejtim të zemrës.

Disa gra shtatzëna bëhen merak se çfarë ndikimi te beba ka presioni i rritur brenda aeroplanit.

Nëse shtatzëna nuk jeton në lartësi të mëdha, atëherë gjatë fluturimit do t’i rritet shtypja e gjakut dhe frekuenca e punës së zemrës dhe rrjedhimisht organizimi i saj do të kërkojë me tepër oksigjen, por kjo nuk paraqet rrezik signifikant.

Rekomandohet që fluturimi me aeroplan të bëhet në mes të shtatzënisë, midis javës 14 dhe 18, kur rreziqet e shtatzënisë janë më të ulëtat.

Më herët gjatë shtatzënisë ka rrezik për abort, kurse më vonë në tremestrin e tretë rritet rreziku për lindje të parakohshme. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakPudra e bebeve, e shëndetshme apo jo? Ja çfarë nënat duhet të dijnë
Artikulli i rradhës Grim i thjeshtë për mbrëmjen e sotme, ju nevojiten vetëm 5 minuta

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.