Gruaja zemërthyer e cila humbi pesë bebe në gjashtë muaj është duke u përpjekur që të filloj ëndrrën e saj për të krijuar familje pasi doktorët zbuluan se ajo ka një ‘sindrom të gjakut ngjitës’.
Shannon Reed gruaja 23 vjecare nga një vend në afërsi të Neëcastle, vuan nga sindromi Antifosfolipide.
Ky lloj sindrom sipas mjekëve bënë që gruaja të humb fëmijët vetëm disa javë pas shtatëzanisë.
Ndërsa znj. Reed kishte humbur katër shtatëzani pasi ato mbaronin qysh në javën e 6-të, ndërsa kjo shokon doktorët, shrkuan Dail Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa tek ajo u ngjallën shpresat se mund të kishte një fëmijë pasi kaloj javën e 12-të të shtatëzanisë, por që prapë historia përsëritet.
Ajo sërish humb fëmijën e saj, dhe nuk arrin të lind me kohë.
Ndërsa mjekët nuk kanë ndonjë përgjigje se sa njerëz mund të vuajnë nga kjo lloj sëmundjeje, por besohet se është dikund rreth 15% nga lindjet që dështojnë. /Gazeta Shneta/