Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zbuloni se sa muaj duhet të pritni për të mbetur përsëri shtatëzënë

Jetë 09/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmiu i posalindur ju ka sjell shumë kënaqësi dhe shumë impakt në jetën tuaj, sa që nuk mund të prisni deri sa të filloni shtatëzaninë për fëmiun tjetër, por merrni frymë njehërë. Studimet e reja sugjerojnë që duhet të prisni se paku 6 muaj para se të mbeteni përsëri shtatëzënë, dhe nëse prisni deri në 11 muaj aq më mirë.

Studimet vlerësuan se nëse dallimi në mes të shtatëzanive ka qenë më i vogël se 6 muaj, shanset që fëmiu të lind parakohe, defektet e lindjes apo pesha e vogël, janë më të mundshme sesa nëse prisni së paku 11 muaj. Periudha prej 11 muajsh është interval optimal ndërmjet shtatëzanive.

Studimet më të hershme besonin që periudha e shkurtë ndërmjet shtatëzanive është e lidhur me lindjen e parakoheshme, peshën e vogël, defektet e ndryshme, apo edhe shkaktimi i vdekjes së foshnjes dhe të nënës. Teoritë pohojnë që intervali i shkurtë kohor mund të shkaktojë probleme në nënën gjatë shtatëzanisë, disbalans hormonal gjatë periudhës së paslindjes dhe stres fizik i lidhur me gjidhënjen.

Një informatë nga databaza nacionale e Izraelit na jep këto të dhëna: nga 440,838 lindje në Izrael, 2000-2005 gra kishin lindje të parakohëshme.

Nga ky grup, 36,020 gra mbetën shtatëzënë perseri në më pak se 6 muaj, 77,899 mbetën shtatëzëna përsëri 6 deri në 11 muaj më vonë, 124,152 kanë pritur 12-23 muaj dhe 158,636 kanë pritur 24-59 muaj. Vetëm 44,131 gra kanë pritur 5 vjet e më shumë për të filluar shtatëzaninë e rradhës.

Shanset për të patur një lindje të parakoheshme janë rritur për 23 % në shtatëzanitë ku gratë kanë pritur më pak se 6 muaj, kanë vlerësuar studimet. Mundësitë për të patur një foshnje me peshë të vogël u rritën për 15%.

Hulumtuesit thonë që, fakt brengosës është që shanset për vdekjen e foshnjave janë rritur për 64% në grupet që kanë pritur më pak se 6 muaj ndërmjet shtatëzanive dhe 22% tek ato që kanë pritur deri në 11 muaj. Rreziku nga defektet e lindjes ishte 14% më i lartë tek grupi që kanë pritur më pak se 6 muaj.

Por nuk do të thotë që periudha e gjatë ndërmjet shtatëzanive është gjithsesi kusht më i mirë. Gjithashtu edhe tek gratë që kanë pritur më shumë se 5 vite për shtatëzaninë e rradhës ishin 40% më të rrezikuara nga lindjet e parakohëshme.

Pra problemet nga intervali i shkurtë i shtatëzanisë, pohojnë që 6 muajt paraqesin kohën më të rëndësishme të pritjes.

Gjithashtu, ekspertët tjerë thonë që ende nuk mund të dijnë nëse kjo kohë është perfekte ndërmjet shtatëzanive. Por pritja deri në 6 muaj, është shumë e arsyeshme për ta bërë.

Por një që gjë e rëndësishme për të kuptuar është që gjidhënja nuk ofron garancë kundër mbetjes shtatëzënë. Nëse keni vendosur që periudha ndërmjet shtatëzanive të jetë më e gjatë atëherë zgjidhja më logjike do të ishte përdorimi i kontraceptivëve.

Artikulli paraprakShkrimi i keq i mjekëve shkakton 7 mijë persona çdo vit
Artikulli i rradhës Gruaja humb pesë fëmijë në gjashtë vitet e fundit, arsyeja do të ju habisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.