Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Grupi i gjakut më i rrallë në botë Rh nul, vetëm 43 persona

Jetë 11/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vetëm një numër shumë i vogël personash në botë kanë grupin e gjakut Rh nul, i cili konsiderohet grupi më i rrallë i gjakut.

Ky grup unik është zbuluar për herë të parë në vitin 1961 tek një aborigjen australian dhe përbën një fenomen të rrallë gjenetik që ndodh tek një në 160 milionë persona. Deri më tani, janë identifikuar vetëm 43 persona me këtë grup gjaku në të gjithë botën, shkruan Medicine, transmeton Gazeta Shneta.

Rh nul njihet për mungesën e të gjitha antigeneve të sistemit Rh, të cilat zakonisht përdoren për të klasifikuar grupet e gjakut. Në këtë aspekt, është shumë i ngjashëm me grupin O negativ, pasi individët me Rh nul janë dhurues universalë, që do të thotë se gjaku i tyre mund t’u përshtatet kujtdo. Megjithatë, ata vetë mund të marrin gjak vetëm nga persona me të njëjtin grup gjaku, duke e bërë të vështirë sigurimin e gjakut në raste urgjente.

Për të garantuar që këta individë nuk mbeten pa gjak në raste nevoje, ekzistojnë laboratorë ndërkombëtarë të specializuar, si ai në Filton, Britani, ku ruhet një bazë të dhënash për personat me këtë grup gjaku. Megjithatë, një sfidë madhore mbetet distanca gjeografike, pasi individët me Rh nul jetojnë në vende të ndryshme si Japonia, Brazili, Irlanda dhe SHBA, gjë që mund të vështirësojë logjistikën e dërgimit të gjakut në kohë.

Për raste kirurgjike të planifikuara, individët me këtë grup gjaku shpesh japin gjak paraprakisht, i cili ruhet për deri në 45 ditë në bankat e gjakut.

Për grupet e zakonshme të gjakut (A, B, AB, dhe 0), shpërndarja ndryshon në bazë të rajoneve:

  • Grupet më të zakonshme në botë janë A+, 0+ dhe B+.
  • B+ është veçanërisht i zakonshëm në vende si Arabia Saudite (33%), India (31%), Japonia (20%) dhe Taivani (24%).
  • 0-, dhuruesi universal, është më i pranishëm në Evropë me përqindje të larta në Spanjë (9%), Itali (7%), Francë dhe Gjermani (6%). Në Azi, është shumë më i rrallë, si në Indi (2%) dhe Japoni (0.15%).

Grupi i gjakut Rh nul është një mrekulli shkencore dhe një sfidë logjistike, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve globale për të siguruar që asnjë individ të mos mbetet pa gjak në raste emergjente. Ndërkohë, shpërndarja e grupeve të tjera të gjakut ofron një pasqyrë të ndryshimeve gjenetike dhe demografike mes rajoneve të ndryshme të botës./ Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRreziku i qëndrimit të gjatë në tualet: Si mund të ndikojë në shëndetin tuaj?
Artikulli i rradhës Frytnimi me IVF në QKUK: Për 9 ditë u kryen 70 konsultime, 250 çifte në pritje

Ju sugjerojmë

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Gjashtë mënyra të thjeshta që i ndihmojnë fëmijët të duan më shumë perimet gjatë gjithë jetës

08/07/2026 Jetë

Vetëm 20 minuta në natyrë mund të ulin stresin dhe të forcojnë organizmin

08/07/2026 Jetë

Një në katër të rritur me diabet tip 2 mund të ketë humbje të dëgjimit

08/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë

Cigaret elektronike mund të dëmtojnë mushkëritë e të rinjve po aq sa duhani

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.