Masat jofarmakologjike më të mira të cilat mund ti gjeni në shtëpi për problemet me gurët në veshka, përfshijnë ujë të pijshëm, lëng limoni dhe lëng shege.
Gurët në veshka janë depozita të forta të përbërjeve që gjenden zakonisht në urinë dhe grumbullohen së bashku në traktin tuaj urinar shkruan BusinessInsider, përcjell Gazeta Shenta.
Në mënyrë tipike, gurët në veshka trajtohen me ndryshime dietike ose ilaçe. Sidoqoftë, ka edhe ilaçe shtëpiake që mund të ndihmojnë në parandalimin dhe madje edhe në lehtësimin e dhimbjeve që mund të vie nga gurët në veshka, siç janë pijet e mëposhtme:
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Uji
Nëse keni gurë në veshka, gjëja e parë që mjeku juaj ka të ngjarë t’ju thotë është të siguroheni që të pini shumë ujë.
Gurët në veshka formohen kur minerale dhe kripëra të caktuara në urinën tuaj grumbullohen së bashku.
Pirja e ujit ndihmon në mbajtjen e holluar të urinës duke nxjerr jashtë veshkave dhe traktin urinar këtë përmbajtje, kështu që mineralet dhe kripërat nuk grumbullohen dhe nuk kthehen në gurë.
Pavarësisht se çfarë lloj guri në veshkë keni, pirja e ujit do t’ju ndihmojë.
Nëse keni gurë në veshka, mjekët rekomandojnë të pini rreth tre litra ujë në ditë, thotë Dr. Kiersten Craig, një urolog në ‘Weil Cornell Medicine’.
Lëng limoni
Lëngu i limonit mund të ndihmojë në parandalimin e gurëve në veshka, veçanërisht gurët e kalciumit – lloji më i zakonshëm i gurëve në veshka – sepse përmban citrat.
Kalciumi dhe oksalati kanë një afinitet për njëri-tjetrin, që do të thotë se ata do të bashkohen për të formuar oksalat kalciumi. Kur kjo ndodh në traktin urinar, çon në gurë në veshka.
Një studim i vogël i vitit 2017 i botuar në ‘Journal of Urology’ zbuloi se pirja e dy litrave ujë me katër pjesë lëng limoni në ditë uli shkallën e formimit të gurit.
Provoni lëng shege
Shega përdoret shpesh për të trajtuar gjendje si ulçera dhe diarre, dhe gjithashtu mund të jetë e dobishme në trajtimin e gurëve në veshka për shkak të vetive të saj antioksiduese.
Antioksidantët ndihmojnë në parandalimin dhe zvogëlimin e stresit oksidativ, i cili lidhet me formimin e gurëve në veshka.
Lëngu i shegës ka dy deri në tre herë aftësinë antioksiduese të çajit jeshil ose verës së kuqe, dhe një analizë e vitit 2011 e të dhënave nga vitet 1980 dhe 90 zbuloi se të rriturit me një histori të vetë-raportuar të gurëve në veshka gjithashtu kishin midis 8% dhe 11% nivele më të ulëta të antioksidantëve në serumin e tyre të gjakut.
Kjo sugjeron që antioksidantët mund të ndihmojnë të luajnë një rol në formimin e gurëve. /Gazeta Shneta/