Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hani shumë peshk gjatë shtatzënisë, ja nga çfarë rrezikohet foshnja

Këshilla për shtatzëna 06/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një studimi të kryer së fundmi, është zbuluar se edhe pse është e shëndetshme të hani peshq gjatë shtatzënisë, konsumimi i tepërt i tyre mund të rrisë rrezikun që fëmija të bëhet mbipeshë kur të rritet. 

Nëse nëna konsumon produkte deti më shumë se tri herë në javë gjatë shtatzënisë, fëmijët e tyre rriten më shpejtë, megjithatë, ata kanë më shumë rrezik të bëhen obezë kur të arrijnë moshën 4-6 vjeç.

Sipas Administratës Amerikane të Barnave dhe Ushqimeve (FDA), gratë shtatzëna duhet të konsumojnë 2-3 vakte me produkte të ndryshme deti në javë, dhe duhet të shmangin disa nga llojet e peshqve, transmeton Gazeta Shneta.

“Mbipesha dhe obeziteti tek fëmijët konsiderohet si një ndër problemet më kryesore të shëndetit publik. Shtimi i menjëhershëm në peshë tek moshat e mitura është lidhur gjithmonë me rrezikun për t’u prekur nga obeziteti në fëmijëri dhe në moshë madhore,” shkruan shkencëtarët tek studimi.

Për të arritur në këto përfundime, shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e mbledhura në Belgjikë, Francë, Greqi, Irlandë, Itali, Hollandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Spanjë dhe Masaçustes. Në studim u përfshinë mbi 26 mijë femra shtatzëna dhe fëmijët e tyre. Nëna dhe fëmijët u monitoruan çdo dy vite derisa fëmijët e tyre mbushën 6 vjeç.

Pasi shqyrtuan të dhënat, shkencëtarët zbuluan se fëmijët e grave që konsumuan më shumë se tri herë në javë peshq ishin 14% më të rrezikuar për t’u bërë mbipeshë nga mosha 4 vjeç, në krahasim me fëmijët e tjerë, nënat e të cilëve konsumuan më pak peshq./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa si duhet larë vagina në varësi të llojit të saj
Artikulli i rradhës Fakte interesante për foshnjat e lindura në muajin Shkurt

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.