Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Herpesi gjenital në shtatzëni: Si mund të përcillet tek foshnjet dhe cilat janë rreziqet?

Femina 22/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për fat të keq, në shoqërinë tonë sëmundjet seksualisht të transmetueshme mbartin një stigmë të tmerrshme. Për shumë njerëz, një diagnozë e herpesit gjenital është lajmi më i keq që kanë marrë ndonjëherë.

Ndërsa përgjigjet ndryshojnë, gratë zakonisht përjetojnë tronditje, siklet, faj, frikë dhe zemërim. Shqetësim ekstrem është dhe nga fakti se ekziston frika e infektimit të të tjerëve, dhe për gruan shtatzënë, kjo frikë  –  është e mjaftueshme për të rritur nivelet e stresit shkruan motherandchildhealth.

Herpes gjenital është një virus kronik i përjetshëm që prek 20 deri në 25% të grave shtatëzëna.

Më pak se 0.1 përqind e foshnjave marrin herpesin neonatal.

Nëse merrni herpes për herë të parë gjatë shtatzënisë tuaj, veçanërisht në fund të saj, dhe është i pranishëm në traktin tuaj gjenital kur ju lindni rritet rreziku i transmetimit tek fëmija juaj ndërmjet vlerave  25 dhe 60 përqind.

Një infeksion i tillë mund të shkaktojë probleme jo vetëm me sytë dhe lëkurën e foshnjës, por me trurin e tij dhe sistemin nervor qendror.

Nëse keni një histori të herpesit para shtatzënisë, trupi juaj ka pasur kohë për të ndërtuar imunitet natyror ndaj virusit dhe fëmija juaj ka më pak rrezik të kontraktojë virusin.

Mjekësia tradicionale – Herpesin nuk mund të trajtohet me antibiotikë. Andaj këshillohuni me mjekun tuaj në lidhje me supresant viral me recetë për tremujorin tuaj të fundit, duke ndihmuar kështu për të shmangur një shpërthim në një kohë të caktuar .

Ndërsa sa i përket trajtimeve natyrore për shtypjen e shpërthimeve të herpesit përfshijnë një fokus në nivelet e stresit, dietën dhe stërvitjen, të cilat mund t’ju ndihmojnë të keni shpërthime më të pakta.

Së pari, shmangni stresin. Një shpërthim ka shumë më shumë gjasa të ndodhë nëse jeni e sëmurë, e lodhur, ose fizikisht apo emocionalisht e stresuar. Praktikoni joga, meditim, relaksim të thellë, stërvitje e rregullt dhe për të marrë ajër të freskët.

Së dyti, shikoni dietën ushqyese : Ekzistojnë dy aminoacide që kanë një ndikim mbi shpërthimin e infeksioneve – lizina dhe arginina. Lizina mund të pengojë sulmet kur arginina predispozon nënën tek ata.

Prandaj, është e këshillueshme që të hani ushqime të larta me lizinë dhe të zvogëloni ushqimet që janë të pasura me argininë

Ushqimet me lizinë përfshijnë: Patate, gjizë, kos, qumësht, perime të freskëta, bishtajore, fasule, lakër, fasule soje, dhe peshqit.

Ushqime të pasura me argininë (dhe për këtë arsye duhet të shmangen) përfshijnë: çokollatë, kakao, oriz ngjyrë kafe, rrush të thatë, farat e susamit, domate , speca jeshile , bajame, kafe, kokos, lajthi, kikirikë, fara luledielli, kokoshka, kërpudha, sheqer, çaj, bizele dhe arra.

Ju mund të blini shtesa të lizinës (rekomandimi është 500 mg në ditë për të mbajtur infeksionin larg dhe 500-1000 mg 2-3 herë në ditë kur është aktiv).

Shikoni shtimin e vitaminave dhe mineraleve të tjera që do të rrisin imunitetin. Ushqime të larta në zink, vitaminë E, A, B & C ndihmojnë në rritjen e rezistencës ndaj infeksionit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKirurgu plastik Dr Fotios Filippos Karantonis vjen në Spitalin Amerikan nga data 24 qershor
Artikulli i rradhës Këshilla rreth kujdesit në plazh ndërsa jeni shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.