Sa shumë ka ndryshuar procesi i lindjes së fëmijës gjatë 500 viteve të fundit:
Vitet 1500: Nënat përgatisnin testamentin sapo mirrnin vesh se janë shtatzënë. Gratë në Evropë, nën kujdesin e mamive dhe anëtaret femra të familjes, lindnin në karrige me formë patkoi.
1591: Në Skoci, Eufame Maclayne është djgur e gjallë pasi ka kërkuar qetësues për dhimbje gjatë lindjes së binjakëve.
Mesi i viteve 1700: Pincat janë vënë në përdorim për të ndihmuar që lindjet të bëhen në mënyrë më të sigurtë, gjatë një ngecje në lindje.
1853: Kloroformi ka fituar popullaritet pasi Mbretëresha Viktoria e përdori astetikën gjatë lindjes së saj të tetë.
Vitet 19010: Fjetja “Muzgu”, një trajtim që përfshin skopolaminën dhe morfinin, bëri që gratë të harrojnë plotësisht përvojën e lindjes.
1915: Lëvizja feministe në rritje filluan përkrahjen për menaxhimin e dhimbjeve gjatë lindjes.
Vitet 1920: Lindjet në spitale u bënë më të zakonshme, duke përfshirë përdorimin sistematik të pincave, episitomisë dhe anestezisë, përkrahur nga Dr. Joseph DeeLee.
1942: Dr. Grantly Dick-Read deklaroi të mirat e “lindjes natyrale, pa anestezion ose mjete”, në librin e tij shumë të shitur “Lindja pa frikë”.
Vitet 1960: Fjetja “Muzgu” e humbi popullaritetin pasi që u perhapën lajmet për efektet anësore nga. Këto efekte anësore përfshinin halucinim dhe një dëmtim të përkohshëm të aftësisë së foshnjës për të marrë frymë.
Vitet 1970: Anestezia epidurale fitoi popullaritet, së bashku me teknikat si hipnoza, puna me frymëmarrje dhe lindja në ujë. Edhe etërve u lejohej të qëndronin me partneret e tyre gjatë lindjes.
Vitet 1980: Gratë kanë mbështetur alternativa tjera për të lindur përveç në spital, duke përfshirë lindjen në shtëpi dhe qendra të lindjes.
Vitet 2000: Prerjet Cezariane përbënin 1/3 e lindjeve. Në vitet e hershme të 2000, më se gjysma e grave që kanë bërë lindje natyrale morën blokim epirudal ose kurrizor.
Ditët e sotme: Gratë kanë alternativa për lindje më shumë se asnjëherë, duke përfshirë lindjen në shtëpi, lindjen normale pas prerjes Cezariane, prerje Cezariane e lehtë dhe me epidurale./GazteaShneta