Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi, 23 shkurt 2019

Horoskopi 22/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi-Kjo nuk është një prej ditëve më të mira, pasi ka diçka që ju shqetëson. Ndjeni një ndryshim të fortë prej pak kohësh, dhe personat që ju rrethojnë nuk po ju njohin. Ky nuk është një moment i mirë për dashurinë, pasi ka shumë polemika dhe probleme, sidomos sa i takon lidhjeve që kanë nisur gabim.

Demi-Parashikohet një e shtunë e mbushur me mundësi të shumta lidhur me realizimin e një projekti. Por kjo gjë vlen vetëm për ata që kanë punuar dhe që më në fund mund të kërkojnë shpërblim. Fizikisht nuk do të jeni në formën më të mirë.

Binjakët-Ky është momenti i duhur për ti bërë të qarta gjërat në dashuri. Pas problemeve dhe konflikteve të fundit, ka ardhur momenti për sqarim. Mjaft të favorizuara janë pajtimet. Edhe për ata që kanë probleme ligjore, ka ardhur momenti për pak qetësi.

Gaforrja-Gjatë kësaj të shtune do ishte mirë që të mendoni për tu çlodhur dhe për të marrë veten me të mirë, duke kuptuar në të njëjtën kohë edhe gjërat që nuk funksionon. Dashuria nuk do të jetë në formën e duhur.

Luani-Dëshira juaj për të qenë personi që merr vendimet, do ju bëjë shumë të vështirë për tu pranuar. Por tashmë ka ardhur momenti që të lini mënjanë ndarjet dhe të ecni përpara. Për ata që janë në një lidhje të fortë, kjo ditë parashikon forcimin e mëtejshëm të saj.

Virgjëresha-Kjo ditë është mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndikoheni pozitivisht nga personat që ju rrethojnë. Problemi i vetëm i ditës janë financat, ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes.

Peshorja-Të lindurit e kësaj shenje kërkojnë që të jenë korrekt dhe shpesh e gjejnë veten duke toleruar sjellje që në fakt nuk i durojnë dot, shkruan NOA. Duhet të ruani qetësinë, dhe të veproni në momentin e duhur.

Akrepi-Gjatë kësaj të shtune, të lindurit e kësaj shenje do i japin më shumë hapësirë ndjenjave. Ka disa situata, të cilat kanë arritur në pikën kulmore dhe nuk mund të vazhdojnë më, ndaj jepuni drejtim. Po ashtu parashikohet përhumbje pas ëndrrave të reja.

Shigjetari-Ky është momenti për tu rikthyer në pistë! Për ata që janë vetëm, parashikohet një zhvillim i rëndësishëm. Gjithashtu parashikohet një periudhë shumë e mirë, për gjithë ata që janë aktualisht në një lidhje. Ky është momenti i projekteve!

Bricjapi-Dita nuk do të jetë në maksimumin e saj, ku të lindurit e kësaj shenje nuk do të kenë ndikim aspak pozitiv sa i takon dashurisë. Dikush do mundohet që t’iu nervozojë dhe t’iu nxjerrë nga kontrolli. Parashikohet një e shtunë e mbushur me stres, tension dhe acarim.

Ujori-Kjo është një ditë e mbushur me shumë luhatje për gjithë të lindurit e kësaj shenje. Këshillohet që të tregohet kujdes si për sa i takon ndjenjave, edhe raporteve miqësore dhe familjare, pasi mund të ketë probleme. Ndërkohë mjaft të favorizuara janë takimet dhe miqësitë e reja.

Peshqit-Kjo ditë fundjave ka si protagoniste dashurinë. Mund të dëgjoni diçka të pakëndshme, e cila nuk ju pëlqen që ta dëgjoni. Por e vërteta është se ju ndjeni nevojën për të hequr një peshë nga supet. Mund të përballeni me momente konfliktualiteti.

Artikulli paraprakKy është personi që i qëndroi afër gjatë lindjes Elitës
Artikulli i rradhës 9 të vdekur nga gripi sezonal, ISHP’ja këshillon qytetarët të vaksinohen

Ju sugjerojmë

Studimi i ri zbulon lidhjen ndërmjet hipertensionit dhe rrezikut për Alzheimer

31/08/2024 Horoskopi

Top 6-she e shenjave më toksike të zodiakut, sipas astrologes së njohur Lauren Ash

26/04/2022 Horoskopi

Këta fatlum nga shenjat e horoskopit mund të mos jenë kurrë beqarë, sipas astrologëve

20/04/2022 Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2020

18/07/2020 Horoskopi

Horoskopi, 25 nëntor 2019

25/11/2019 Horoskopi

Horoskopi, 11 nëntor 2019

11/11/2019 Horoskopi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.