Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I keni marrë rezultatet e testit NIFTY – çfarë tash?

Këshilla për shtatzëna 07/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Testi NIFTY
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A i keni marrë rezultatet e testit NIFTY? Ju tani jeni një nga mbi 3 milionë gra shtatzëna në botë që me sukses e keni realizuar testin NIFTY.

Edhe pse gjinekologu juaj ua ka sqaruar rezultatet dhe kuptimin e tyre duke ju informuar se gjithçka me foshnjen tuaj është në rregull, ju më pas e shikoni vetë raportin e rezultateve, i cili është bukur i thjeshtë, por ju dëshironi që të kuptoni të gjitha detajet dhe tani asgjë më nuk është e qartë për ju?!

„A do të thotë ‘low risk’ se rreziku megjithatë ekziston?” „Pse në rezultate askund nuk shkruan 100%?”„A është foshnja ime e shëndoshë?”

Me këto pyetje përballen çdo muaj qindra të shtatzëna. Rezultatet e fituara  janë produkt i një analize jashtëzakonisht të detajuar, e fituar nga sekuencimi i gjenomit të plotë ektracelular të ADN-së se foshnjës.

Nëse keni realizuar testin NIFTY Basic, rezultatet do të tregojnë për rrezikun e parashikuar për prezencë të trisomisë në kromozomet 21, 18 dhe 13 te foshnja, gjithashtu edhe gjininë e foshnjes (nëse keni zgjedhur ta dini).

Nëse keni realizuar testin NIFTY Standard, rezultatet gjithashtu do të tregojnë detektimin e numrit të çrregullimeve kromozomale të gjinisë (aneuploidi), gjithashtu edhe gjininë e foshnjes (nëse keni zgjedhur ta dini). Nëse keni realizuar testin NIFTY Plus, rezultati, përveç të gjitha të lartcekurave, do të tregojë edhe për gjasat e pranisë së trisomisë  në kromosomet 9, 16 dhe 22 te foshnja si dhe nëse janë detektuar mikrodelecionet e hetuara.

Në rastin më ideal, në secilin prej kërtyre parametrave,  në rezultate do të shkruante „low risk“, çka do të thotë se ekziston një rrezik i vogël i disa trisomive kromozomale të caktuara, përkatësisht „not detected”, që do të thotë se ndonjë çrregullim i caktuar kromozomal nuk është zbuluar.

Nëse jeni shtatzënë me binjakë dhe nëse e keni bërë testin NIFTY Twins, në rezultate do të shkruhej se sa është rreziku i trisomisë së kromozomeve 21, 18 dhe 13, si dhe nëse është detektuar kromozomi Y – nëse po, atëherë së paku një nga fetusët është mashkull, nëse jo, atëherë të dy fetusët janë femra.

Mu për shkak të saktësisë së lartë dhe rezultateve të besueshme të testit NIFTY, gjinekologët mbështeten në të. Gjinekologët e përdorin testin NIFTY në praktikat e tyre, sepse ata e dinë se është një test që jep siguri dhe se pas dërgimit të mostrave të gjakut mundësohet analiza dhe të jepen rezultate.

Bashkë me këtë, ata e dinë se sjell analizë ekstracelulare cilësore maksimale të ADN-së fetale dhe me këtë siguron besueshmëri të plotë të rezultateve të fituara.

NIFTY nuk është vetëm test të cilin e kanë bërë shumë shtatzëna në botë – më shumë se 3 milionë sosh, por edhe test, saktësia e të cilit është vërtetuar me shumë studime të vlefshme në botë, në të cilin kanë marrë pjesë përafërsisht 147.000 shtatzëna.

Në rezultatet e testit NIFTY askund nuk shkruan se saktësia e testit NIFTY është 100 % i saktë, pasi kjo, fakteqësisht nuk është ashtu. Asnjë test në botë, pavarësisht nëse ai është test gjenetik, biokimik, mikrobiologjik apo ndonjë tjetër, nuk ka saktësi 100%, pasi një saktësi e tillë nuk është reale dhe nuk mund të garantohet. Askush askund nuk e ka bërë ndonjë test me saktësi 100 %! Atë nuk e ka as NIFTY, por përkundër kësaj NIFTY ka një saktësi tepër të lartë.

Saktësia e testit NIFTY me zbulimin 3 trisomive më të shpeshta kromozomale: Down, Edwards dhe Patau është 99,12%,  që është vërtetuar me studimet klinike më të vlefshme në botë në përafërsisht 147.000 mostra të analizuara të gjakut.

Për këtë arsye nënat e ardhshme dhe gjinekologët mbështeten te NIFTY, pasi e dijnë se do të marrin rezultate shumë të besueshme, në saktësinë e të cilit mund të jenë të sigurtë.

Artikulli paraprakNdikimi i vitaminës B në lehtësimin e të vjellave në shtatzani
Artikulli i rradhës Lejleku i QKUK-së: Sa lindje u kryen të dielën në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.