Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në një njoftim në Facebook thotë se 90 për qind e zjarreve shkaktohen nga njeriu.
Sipas IKShPK-së, shkaqet më të zakonshme janë djegia e barishteve dhe mbeturinave, hedhja e cigareve të ndezura, përdorimi i flakëve të pakontrolluara, hedhja e pakontrolluar e mbeturinave lehtë të ndezshme dhe zjarret e qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia njerëzore.
Lidhur me këtë, ky institut thotë se zjarret përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.
Sipas njoftimit, zjarret rrisin ndotjen e ajrit (PM2.5), rrezikojnë mushkëritë dhe zemrën, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit, shkaktojnë helmim nga tymi dhe monoksidi i karbonit.
IKShPK po ashtu thotë se zjarret dëmtojnë rëndë edhe mjedisin, si dëmtimin e pyjeve, tokave bujqësore dhe faunës, shkatërrimin e biodiversitetit, nxitje e ndryshimeve klimatike
Zjarret rrezikojnë edhe komunitetin, si:
-Dëmtime të shtëpive dhe infrastrukturës;
-Humbje ekonomike për familjet dhe fermerët.
Si të parandalohen zjarret sipas IKShPK-së?
Mos ndizni barishte apo mbeturina në ambiente të hapura;
Shmangni përdorimin e flakëve në ditët me temperatura të larta;
Mos hidhni cigare të ndezura në tokë;
Ruani materialet e djegshme në një ambient të sigurt dhe larg vendeve të frekuentuara nga njerëzit.;
Nëse ndizni zjarr, mos u largoni pa u siguruar që është shuar plotësisht;
Njoftoni menjëherë në 112 për çdo shpërthim zjarri të pakontrolluar.
Postimi i plotë:
🔥 90% e zjarreve shkaktohen nga njeriu!
Shkaqet më të zakonshme përfshijnë:
• Djegien e barishteve dhe mbeturinave,
• Hedhjen e cigareve të ndezura,
• Përdorimi i flakëve të pakontrolluara
• Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave lehtë të ndezshme
• Zjarret e qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia njerëzore.
🌫️ Zjarret rrezikojnë shëndetin tuaj:
✅ Rrisin ndotjen e ajrit (PM2.5)
✅ Rrezikojnë mushkëritë dhe zemrën, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit
✅ Shkaktojnë helmim nga tymi dhe monoksidi i karbonit (CO)
🌱 Zjarret dëmtojnë rëndë edhe mjedisin:
✅ Dëmtim i pyjeve, tokave bujqësore dhe faunës
✅ Shkatërrim i biodiversitetit
✅ Nxitje e ndryshimeve klimatike
🏘️ Zjarret rrezikojnë komunitetin:
✅Dëmtime të shtëpive dhe infrastrukturës
✅ Humbje ekonomike për familjet dhe fermerët
Si të parandalojmë zjarret?
✅ Mos ndizni barishte apo mbeturina në ambiente të hapura
✅Shmangni përdorimin e flakëve në ditët me temperatura të larta
✅ Mos hidhni cigare të ndezura në tokë
✅ Ruani materialet e djegshme në një ambient të sigurt dhe larg vendeve të frekuentuara nga njerëzit.
👉 Nëse ndizni zjarr, mos u largoni pa u siguruar që është shuar plotësisht!
✅Njoftoni menjëherë në 112 për çdo shpërthim zjarri të pakontrolluar.




