Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKShPK: Tetë raste të fruthit në Kosovë gjatë prillit, të gjithë fëmijë të pavaksinuar

Lajme 30/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 deri më 30 prill 2026 janë konfirmuar tetë raste të fruthit në vend, ndërsa dy raste të tjera janë në dyshim.

Sipas njoftimit, të gjitha rastet e konfirmuara janë fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) dhe po trajtohen në spital, çka tregon për rrezikun e komplikimeve që mund të shkaktojë sëmundja, transmeton Gazeta Shneta.

IKShPK paralajmëron për rrezikun e përhapjes së mëtejshme, duke pasur parasysh natyrën shumë ngjitëse të fruthit, dhe u bën thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe t’i vaksinojnë në qendrat e mjekësisë familjare.

Instituti rekomandon gjithashtu shmangien e kontakteve me persona që shfaqin simptoma si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë apo rrufë. Personat me shenja të dyshimta duhet të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore janë duke monitoruar situatën dhe kanë ndërmarrë masa në terren, përfshirë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar, kontaktimin e prindërve dhe angazhimin e ekipeve mobile për vaksinim në komunitet.

IKShPK thekson se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe apelon për bashkëpunim të qytetarëve për mbrojtjen e shëndetit publik. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakDozat e kafeinës: Cila është sasia e kafeinës tek pijet e gazuara dhe si ndikon në shtatzëni?
Artikulli i rradhës Teknologjia e re mund të përshpejtojë diagnostikimin e endometriozës tek gratë

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.