Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçet që rrezikojnë jetën e foshnjës gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 14/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Meqenëse shtatzënat kanë sistem imunitar më të dobët, ato preken më shpesh nga gripat. Megjithatë, ekziston një ndarje se cilat nga ilaçet duhet t’i përdorin ato e cilat jo.

Cilat ilaçe mund ti përdorni gjatë shtatzënisë?

Nëse jeni shtatzënë dhe e ftohur, shmangni përdorimin e ilaçeve pa këshillim paraprak me mjekun apo gjinekologun. Shumica e antihistamineve, dekongjestiveve dhe ilaçeve kundër kollës nuk duhet përdorur, përveç nëse ua rekomandon mjeku. Sipas rregullit, këto ilaçe nuk janë testuar në shtatzëna dhe mund të ndikojnë negativisht te bebi. Në shumicën e rasteve mund të përdoret acetaminofeni për dhembje më të lehta apo për kokëdhembje, por duhet shmangur ibuprofeni dhe aspirina.

Çfarë shkakton përdorimi i tyre te bebet

Përdorimi i medikamenteve për aciditetin e lartë gjatë shtatzënisë shkakton astmë te fëmijët. Një studim i cili ka grumbulluar të dhëna nga tetë studime vëzhguese ka arritur në përfundimin se rreziku i astmës në fëmijëri u rrit me 34 për qind kur nëna përdorte frenuesit e pompës proton dhe 57 për qind me përdorimin e antagonistëve të receptorit të histamine-2.

Këto medikamente konsiderohen të sigurta për trajtimin e sëmundjes së refluksit, një ndërlikim i zakonshëm ky gjatë shtatzënisë. Por studimi zbuloi se përdorimi i tyre lidhet direkt me astmën që shfaqet tek fëmija. Autorët e studimit nga Universiteti i Mjekësisë në Kinë kanë bërë të ditur se studime të mëtejshme klinike të vëzhgimit janë të nevojshme për të konfirmuar këto rezultate, përpara se të jepen rekomandime për kufizimin e këtyre barnave gjatë shtatzënisë.

Por sipas tyre ky studim “mund të ndihmojë mjekët dhe prindërit që të përdorin kujdes kur të vendosin nëse duhet të marrin mjekim për uljen e acidit në stomak gjatë shtatzënisë për shkak të rrezikut të astmës te fëmijët”./noa.al/

Artikulli paraprakLindja me prerje cezariane që po bën bujë nëpër internet
Artikulli i rradhës Çka ndodhë me trupin e gruas në 40 ditët e para pas lindjes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.