Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Imeri telegram ngushëllimi për vdekjen e Salihit dhe Gjinit: Humbën jetën derisa ishin duke shpëtuar një jetë tjetër

Lajme 05/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Tevide Imeri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mjekut Mentor Salihi, si dhe shoferit të autoambulancës Skofjar Gjini.

Salihi dhe Gjini ndërruan jetë pas një aksidenti me autoambulancë derisa ishin duke ndihmuar një pacient në Gjakovë. Imeri ka thënë se vdekja e Salihit dhe Gjini i ka tronditur të gjithë komunitetin e FSSHK-së, transmeton Gazeta Shneta.

“Ata u aksidentuan me autoambulancë dhe humbën jetën derisa ishin duke shpëtuar një jetë tjetër. Rasti i dhimbshëm i tyre na tregon edhe një herë sakrificën, humanizimin por edhe rrezikshmërinë e punëtorëve shëndetësorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Ne do t’i kujtojmë përgjithmonë Mentor Salihin, Skofjar Gjinin por edhe dhjetëra punëtorë tjerë shëndetësorë që nuk kursyen jetën e tyre duke iu dal në ndihmë pacientëve”, ka shkruar Imeri.

Lexoni komunikatën e plotë:

Telegram ngushëllimi

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë është tronditur thellë nga vdekja e mjekut Mentor Salihi. Me dhimbje të madhe po ashtu e kemi pranuar para disa ditësh edhe lajmin për vdekjen e shoferit të Autoambulancës Skofjar Gjini.

FSSHK dhe kryetarja Tevide Imeri ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe kolegëve të Salihit dhe Gjinit, të cilët ndërruan jetë pas lëndimeve që morën në krye të detyrës.

Ata u aksidentuan me autoambulancë dhe humbën jetën derisa ishin duke shpëtuar një jetë tjetër.

Rasti i dhimbshëm i tyre na tregon edhe një herë sakrificën, humanizimin por edhe rrezikshmërinë e punëtorëve shëndetësorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Ne do t’i kujtojmë përgjithmonë Mentor Salihin, Skofjar Gjinin por edhe dhjetëra punëtorë tjerë shëndetësorë që nuk kursyen jetën e tyre duke iu dal në ndihmë pacientëve.

Në emër të FSSHK, shprehim ngushëllimet tona me të sinqerta familjeve dhe kolegëve për vdekjen e më të dashurve tanë.

Kryetarja e FSSHK-së

Tevide Imeri

Artikulli paraprakShtatzënia: Kur përcaktohet seksi i fëmijës suaj, zhvillimi i embrionit mashkull & femër
Artikulli i rradhës Periodat e parregullta menstruale, ndikimi i tyre në shanset për të ngelur shtatzënë

Ju sugjerojmë

Policia e Kosovës zbardh autorin e dyshuar të dy kërcënimeve për bombë në Prishtinë

30/06/2026 Lajme

Prishtina me çmime të reja të transportit publik

30/06/2026 Lajme

Pas 16 defibrilimeve, 52-vjeçari fiton betejën me vdekjen

30/06/2026 Lajme

71-vjeçarja gjendet pa shenja jete në një bunar në Koshare, policia nis hetimet

30/06/2026 Lajme

Mbi 4 mijë testime, skriningu neonatal në Klinikën e Neonatologjisë zbulon dy raste me fibrozë cistike dhe një me fenilketonuri

30/06/2026 Lajme

Raportohet se një person është fundosur në Batllavë

30/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.