Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënia: Kur përcaktohet seksi i fëmijës suaj, zhvillimi i embrionit mashkull & femër

Këshilla për shtatzëna 05/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Që nga momenti i konceptimit, foshnja juaj ka informacionin gjenetik për t’u bërë djalë ose vajzë – por për shkak se të dy gjinitë fillojnë njësoj në barkun e nënës, do t’ju duhet të prisni për ta zbuluar vetë këtë informacion.

Për disa prindër, është një nga pjesët më emocionuese të të qenit shtatzënë: zbulimi i seksit të fëmijës suaj.

Por çfarë përcakton saktësisht seksin e një fëmije dhe si zhvillohet e gjitha?

Kur përcaktohet seksi i foshnjës?

Seksi përcaktohet në konceptim nga kombinimi i kromozomeve seksuale X dhe Y që fëmija merr nga veza dhe sperma. Të gjitha vezët përmbajnë një kromozom X, ndërsa spermatozoidet përmbajnë ose një kromozom X ose një kromozom Y, shkruan burimi What to Expect përcjell Gazeta Shneta.

Embrionet me kromozome XY zhvillojnë organet seksuale mashkullore, ndërsa ato me kromozome XX zhvillojnë organet seksuale femërore.

Kjo do të thotë se sperma përcakton seksin e një fëmije!

Ka 70 gjene të ndryshme të vendosura në kromozomet seksuale që përcaktojnë seksin e foshnjës.

Gjatë gjithë shtatzënisë, ekspozimi ndaj hormoneve të vendosura nga gjenet e fëmijës suaj ndikon në anatominë, fiziologjinë dhe madje edhe sjelljen e foshnjës.

Deri në javën e 7-të ose në javën e 8-të të shtatzënisë, të dy gjinitë kanë atë që njihet si “kreshti gjenital” – d.m.th. një grup identik paraprak i organeve gjenitale që përfundimisht do të diferencohen për t’u bërë organe seksuale mashkullore ose femërore.

Kjo do të thotë se organet tona seksuale vijnë nga të njëjtat themele: testikujt tek meshkujt janë të barazvlefshëm me labitë dhe vezoret tek femrat, dhe penisi është ekuivalenti i klitorisit.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Kur një embrion bëhet mashkull apo femër?

Midis javës së 7-të dhe javës së 12-të të shtatzënisë, zhvillohen baza e organeve seksuale të foshnjës tuaj.

Seksi mashkullor

Nëse nuk do të ishte për hormonin mashkullor testosteron, të gjitha foshnjat do të zhvillonin organet seksuale femërore. Rreth javës së 7-të, organet gjenitale mashkullore fillojnë të zhvillohen kur kromozomi Y sinjalizon fillimin e prodhimit të testosteronit.

Rreth javës së 9-të, organet gjenitale të një foshnje djali fillojnë procesin e të qenit mashkull.

Seksi femëror

Tek vajzat, vezoret do të shfaqen fillimisht rreth javës 11 deri në 12 të shtatzënisë. Dhe rreth javës së 20-të, një vajzë do të ketë diku afër 7 milionë vezë primitive. Ky numër mahnitës përfundimisht do të zvogëlohet në rreth 2 milionë deri në momentin që ajo të lindë.

Në javën e 22-të, vagina hapet në sipërfaqen e perineumit.

Kur mund të dalloni gjininë e një fëmije?

Rreth javës 18 deri në 22 të shtatzënisë, një ekografi anatomike e nivelit dy zakonisht mund të përcaktojë nëse një fëmijë është mashkull apo femër.

Një ekografi e bërë në javën e 13-të – zakonisht si pjesë e ekzaminimit rutinorë- mund të japë gjithashtu një të dhënë shumë të mirë për gjininë e fëmijës suaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi të gjurmoni ciklin tuaj menstrual kur përpiqeni të ngeleni shtatzënë
Artikulli i rradhës Imeri telegram ngushëllimi për vdekjen e Salihit dhe Gjinit: Humbën jetën derisa ishin duke shpëtuar një jetë tjetër

Ju sugjerojmë

Ushqyerja vetëm me gji lidhet me rrezik më të ulët të simptomave të ADHD-së te fëmijët

30/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studim: Shtatzënia lë gjurmë në shëndetin e gruas edhe vite pas lindjes

29/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studim: Shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk sjellin përfitime

25/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Hashimoto dhe shtatzënia: Çfarë duhet të dini për rreziqet dhe një lindje të shëndetshme?

24/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas injeksionit Depo-Proverës: Shenjat që mund të tregojnë se jeni në pritje të ëmbël

24/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shëndeti i zemrës së nënës gjatë shtatzënisë lidhet me zhvillimin e fëmijës

24/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.