Pothuajse 10% e grave shtatzëna marrin infeksione të traktit urinar (UTI) gjatë shtatzanisë. Por lajmi i mirë është se UTI lehtësisht shërohet kur diagnostifikohet me kohë.
Por, nëse dikush nuk i njeh me kohë simptomat situata mund të bëhet më e rrezikshme. Pothuasje 25% e infeksioneve UTI të patrajtuara zhvillohen në infeksione në veshka, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën, nënën dhe për fëmijën, transmeton Gazeta Shneta.
Pavarësisht nëse jeni shtatzënë apo jo, seksi është një nga fajtorët më të zakonshëm për shkarkimin e infeksionit urinar. Kjo ndodh sepse bakteret nga vagina dhe zorra e trashë futen në uretër gjatë marrëdhënies. Marrëdhëniet e egra mund të çojnë në inflamacion të fshikëzës gjë që mund ta bëjë më të lehtë ngjitjen e baktereve. Një shkak tjetër mund të jetë urinimi i rrallë.
Shtatzania nuk shkakton infeksionin UTI por ndryshimet që ndodhin në trup gjatë shtatzanisë mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm për të marrë një infeksion. Edhe ndryshimet hormonale gjatë shtatzanisë mund të krijojnë një mjedis ideal për të lulëzuar bakteret. Gjithashtu, mitra e zgjeruar ju pengon të boshatisni plotësisht fshikëzën e urinës dhe kjo bën që bakteret të shumohen./GazetaShneta/


