Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infeksionet më të shpeshta që mund të zbulohen te gratë shtatzëna pas lindjes së fëmijës

Këshilla për shtatzëna 06/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Trupi juaj i rikuperuar është i prekshëm ndaj infeksioneve pas lindjes.

Mes tjerash, këtu përfshihen infeksionet puerperale, të njohura ndryshe si infeksionet e mitrës, si dhe infeksionet e majave pas lindjes, infeksionet e traktit urinar dhe mastitin ose infeksionet e gjirit, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Shenjat e zakonshme përfshijnë ethe, të dridhura dhe një ndjenjë të përgjithshme sëmundjeje.

Shumë nga këto infeksione janë të lehta për t’u trajtuar, por disa mund të jenë kërcënuese për jetën.

Nëse vëreni ndonjë shenjë infeksioni pas lindjes, së bashku me simptoma të tjera shqetësuese si dhimbje barku ose urinim të dhimbshëm, njoftoni menjëherë mjekun tuaj.

Trupi juaj në rikuperim mund të jetë i prekshëm ndaj disa infeksioneve pasi të keni një fëmijë.

Disa infeksione pas lindjes, në fakt fillojnë të zhvillohen gjatë lindjes, megjithëse ato shpesh nuk bëhen të dukshme për ditë apo edhe javë – pas lindjes. Infeksionet e zakonshme përfshijnë:

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Infeksionet puerperale

Infeksionet e mitrës, ndodhin sepse bakteret kanë hyrë në mitër gjatë lindjes dhe njihen si infeksione puerperale. Ekzistojnë tre lloje kryesore:

– Endometriti, ose infeksioni i mukozës së mitrës;

– Miometrit, ose infeksion i muskujve të mitrës;

– Parametriti, ose infeksioni i zonave rreth mitrës;

Gjithashtu, keni një rrezik më të lartë për të zhvilluar këto infeksione nëse keni pasur një prerje cezariane.

Ky infeksion, ka shanse më të larta të ndodhë, nëse lindja juaj ka qenë shumë e gjatë ose ka pasur një periudhë të gjatë kohore në mes të ‘prishjes së ujit’ dhe lindjes.

Korioamnioniti është infeksioni i korionit – ose qeseve të ujit – që mund të ndodhë gjatë lindjes.

Shumicën e kohës kjo zgjidhet me lindje dhe antibiotikë, por rrit rrezikun për infeksionet e mësipërme puerperale.

Mastiti

Mastiti është një formë e inflamacionit të gjirit të shkaktuar nga infeksioni. Shpesh ndodh gjatë gjashtë deri në dymbëdhjetë javëve të para të ushqyerjes me gji dhe prek deri në 1 në 10 nëna gjidhënëse.

Mes tjerash, mastiti shkakton dhimbje gjoksi në një vend (jo të dy gjinjtë) dhe simptoma të ngjashme me gripin, shpesh me temperaturë. Nëse keni simptoma, telefononi mjekun tuaj për trajtim me antibiotikë. Poashtu, nëse nuk trajtohet, mastiti mund të përparojë në një absces i cili do të duhet të drenohet kirurgjik.

Prerjet e infektuara

Nëse keni bërë një prerje cezariane, vendi juaj i prerjes mund të infektohet.

Deri në 16 për qind e grave që kanë një prerje cezariane zhvillojnë një infeksion, zakonisht brenda një jave pas lindjes. Rreziqet e komplikimeve të prerjes përfshijnë obezitetin, diabetin dhe infeksionet gjatë lindjes.

Infeksioni i traktit urinar

Ju jeni më të prekshëm ndaj zhvillimit të një infeksioni të traktit urinar pas lindjes, veçanërisht nëse keni pasur një kateter në fshikëzën tuaj ose një injeksion epidural.

Infeksioni maja

Mund të përfundoni me një infeksion maja disa javë pas lindjes, veçanërisht nëse ju janë dhënë antibiotikë gjatë ose pas lindjes, të cilët kanë sulmuar edhe disa nga bakteret e mira në vaginë tuaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak25 persona të lënduar në aksidentë trafiku kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente për 24 orë
Artikulli i rradhës Hemorragjia pas lindjes së fëmijës, këta janë faktorët e rrezikut që sjellin deri te shkaku i gjendjes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.