Infeksionet, një nga faktorët që ndikon në djersitje gjatë natës te gratë shtatzëna
Ndryshimet hormonale, infeksionet, gjëndra tiroide janë disa prej faktorëve që rrisin gjasat që gratë të përjetojnë djersitje gjatë natës.
Ndonëse mund të jetë e pakëndshme, shumë prej grave shtatzëna përjetojnë djersitje gjatë natës në një fazë të shtatzënisë shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo lloj djersitje ndryshe njihet si hiperhidroza e natës, dhe e tërë kjo ndodh pasi trupi përpiqet të rregullojë temperaturën e trupit tuaj.
Më poshtë, gjeni disa nga shkaqet që vjen deri te djersitja gjatë natës gjatë shtatzënisë:
-Ndryshimet hormonale
Padyshim që hormonet janë përgjegjëse për shkaktimin e shumë simptomave.Estrogjeni dhe progesterone janë dy nga hormonet që shkaktojnë ndryshime në temperaturën e trupit tuaj.
-Rritja e vëllimit të gjakut
Gjatë shtatzënisë, vëllimi i gjakut tuaj mund të rritet deri në 40 për qind në krahasim me gjendjen para shtatzënisë.Vetëm në tremujorin e fundit, vëllimi i gjakut arrin deri në 60 për qind.
Kjo do të thotë se në trupin tuaj ka më shumë sasi të gjakut që qarkullon,.
-Gjëndra tiroide
Detyra e gjëndrës tiroide është të rregullojë metabolizmin dhe temperaturën. Hormonet tiroide mund të jenë shumë apo pak aktive.Hipërtiroidizmi mund t’ju bëj që temperatura e trupit të rritet, e vecanërisht gjatë natës.
-Infeksionet
Djersitja gjatë natës mund të jetë edhe si rezultat i infeksioneve.Gratë shtatzëna janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve në sistemin e tyre imunitar./Gazeta Shneta/