Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Intervistë me Prof. Petrela: Zotohet sërish se do të kontribuoj për edukimin e neurokirurgëve të QKUK-së

Lajme 16/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Neurokirurgu i njohur shqiptar Prof. Mentor Petrela ka thënë se kontributi i tij për edukimin e vazhdueshëm të kolegëve në QKUK, nuk do të mungojë.

Neurokirurgu i njohur shqiptar Prof. Mentor Petrela është duke marr pjesë në një konferencë shkencore në Prishtinë. Ai ka dhënë një intervistë me shkrim për Gazetën Shneta ku ka folur për pikëpamjet e tij se si duhet të avancohet neurokirurgjia kosovare por edhe për kontributin e tij.

“Mund të them se janë në rrugë të mirë me investimet në infrastrukturë e pajisje nga Qeveria. Së shpejti do të inaugurohen edhe sallat e reja. Ekipi tashmë i ka në zotërim dhe do të njohë rritje në shumë drejtime me eksperienca të reja”, ka thënë Petrela.

Petrela muaj më parë kishtë dhënë një zotim në Prishtinë se do të ndihmoj neurokirurgjinë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai e ka dhënë sërish këtë zotim në intervistën për Gazetën Shneta.

“Janë të motivuar dhe edukimi i vazhdueshëm është sfidë për ta ku nuk do të mungoj të kontribuoj”, ka deklaruar Petrela.

Profesori shqiptar me famë ndërkombëtare ka thënë se konferenca Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë e cila po mbahet edhe sot në Prishtinë, i është dedikuar trajtimit endovaskular.

“Pra nga kirurgjia ne ”qiell” te hapur ne nderhyrjen nepermjet nje kateter, tubi milimetrik qe arrin deri ne arteriet me te holla te trurit e te palces ne nivel submilimetrik. Eksperiencet e para ne Prishtine jane inkurajuese”, ka thënë Petrela.

Gjatë ditës së djeshme ai është takuar edhe me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Edhe ky i fundit ka thënë se shpreson në praninë profesionale të Petrelës për të ndihmuar shërbimin e neurokirurgjisë në Kosovë.

“Ministri Vitia qe na priti ne nje takim informal se bashku me Profesor Emanuel Houdart ekspert endovaskular ne Paris i sygjeruam qe qendra neurologjise stroke ne Prishtine duhet fuqizuar dhe eshte e mjaftueshme per gjithe territorin ku mund te arrihet ne nje ore. Trombektomia e arterieve te trurit ne se realizohet eshte ne gare me kohen, brenda 6 oresh dhe i kushton shoqerise me pak se kur ajo nuk kryhet, pasi pasojat jane te renda per pacientet dhe me kosto me te larte per te dhe shoqerine. Ministri me keshilltaret e tij sygjerimet tona i konsideruan per ti perfshire ne planin e tyre strategjik qe e kane ne implementim e siper ne kete drejtim”, ka thënë Petrela. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇrregullimet e gjumit në rritje tek fëmijët: Studimet eksplorojnë 5 arsye kryesore
Artikulli i rradhës Intoksikimi me kafeinë: Si e dëmton trupin dhe kur bëhet i rrezikshëm?”

Ju sugjerojmë

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

‘Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun’

21/07/2026 Lajme

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.