Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish-ministri Rrahmani: Implementimi i Sistemit të Informimit Shëndetësor, zgjidhja e keqmenaxhimit të barnave

Lajme 21/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“I kam prekur nga afër tendencat për presion dhe favorizime. Jam thellë i bindur se implementimi i SISH-it dhe Sigurimet Shëndetësore janë zgjidhja e problemit. SISH-i shërben për evidencë të saktë dhe në kohë reale, ndërsa Fondi ka mekanizma për kontroll të përshkrimit të barnave nga mjekët sipas tekeve dhe qejfit”, këto deklarata i ka bërë Imet Rrahmani, ish-ministër i dikasterit të Shëndetësisë në lidhje me keqmenaxhimin e barnave prej listës esenciale.

Ministria e Shëndetësisë qe gjashtë vjet nuk e ka ndryshuar listën esenciale të barnave. Mospërditësimi i saj ka bërë që shumë barna, të cilat nuk janë të nevojshme, të mbesin në stoqe dhe t’u dalë afati, derisa barnat e tjera për të cilat pacientët kanë kërkesa ende nuk janë futur në listë, shkruan gazeta “Zëri”.

Shumë barna nga lista esenciale vazhdojnë të mbahen në stoqet e institucioneve shëndetësore e ndonjëherë ndodh që edhe t’u dalë afati për shkak se nuk ka kërkesa për to. Në anën tjetër, pacientët e sidomos personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë t’i blejnë vetë shumë produkte medicionale për shkak se ato nuk gjenden në listë esenciale dhe nuk sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ka edhe korrupsion nga kompanitë farmaceutike në lidhje me përshkrimin e barnave të njëjta, me të cilat ka furnizim të mjaftueshëm.

“Mungesa e algoritmeve dhe e protokolleve klinike, për të cilat ne kemi bërë hapa gjigantë në proces, është një element që u mundëson mjekëve që të përshkruajnë lloj-lloj bari sipas vlerësimeve të tyre të lira e që si pasojë kemi paraqitjen e mungesave në furnizim. Qysh përshkruhet, një paralele e barit, i cili veç ekziston në depo, por me një emër tjetër. Këtu mund edhe të mos ketë ndikime me elemente korruptive nga kompanitë farmaceutike, por ec e beso”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakA mund të ngeleni shtatzënë derisa jeni shtatzënë, ekspertët habisin me përgjigjen
Artikulli i rradhës Emina Cunmulaj me një tjetër fotografi të ëmbël të dy vajzave të saj

Ju sugjerojmë

QKSUK rehabiliton pacientin me protezë speciale pas operacionit të kancerit në nofullë

04/06/2026 Lajme

ShSKUK: Raporti i Auditimit nuk evidenton keqpërdorim të mjeteve publike, rekomandimet kanë nisur të zbatohen

04/06/2026 Lajme

Edhe nesër i hapur afati për aplikimin për 100 eurot e lëshuara nga qeveria

04/06/2026 Lajme

Komuna e Prishtinës paralajmëron 300 euro gjobë për ata që hedhin mbeturina vëllimore

04/06/2026 Lajme

Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtetërore

04/06/2026 Lajme

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim politik të subjekteve politike

04/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.